Bota Postuar më 22 Dhjetor 2022, 12:15

Shitje rekord shampanje para Krishtlindjeve - Prodhuesit nisin të festojnë vitin e ri para kohe

Nga SCAN TV
Shitje rekord shampanje para Krishtlindjeve - Prodhuesit nisin të

Shitjet e shampanjës pritet të shënojnë një rekord  të ri këtë vit pavarësisht inflacionit që mund t’i kishte detyruar konsumatorët të shmangnin pijen e shtrenjtë.

Shitjet arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave vitin e kaluar në 5.7 miliardë euro, pasi lehtësimi i kufizimeve të lidhura me pandeminë nxiti një rritje të eksporteve. Këtë vit prodhuesit janë të bundur se do e mposhtin këtë dhe viti 2022 do të regjistrojë rekordin i ri të shampanjës.

Shitjet janë rritur gjithashtu në vëllim këtë vit, krahasuar me 320 milionë shishe të shitura në 2021-shin, por mbeten nën rekordin e vitit 2007 prej 339 milionë shishesh. Kjo mund të shpjegohet dhe me faktin se konsumatorët e rregullt të kësaj pijeje janë ndoshta më pak të ndikuar nga inflacioni se të tjerët dhe është vënë re që nga fundi i krizës pandemike se njerëzit duan të argëtohen, duan produkte të mira dhe hapja e një shishe shampanje është në vetvete një festë.

Tre tregjet kryesore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Japonia, po ecin shumë mirë dhe po ashtu edhe destinacionet e tjera europiane.

Çmimet e shampanjës janë rritur këtë vit pasi prodhuesit e verës përjetuan një rritje të kostove, veçanërisht për shishet dhe transportin. Kriza e energjisë pati më pak ndikim sesa në sektorët që shoenzojnë më shumë energji intensive pasi korrja u bë me dorë.

Sipas të dhënave zyrtare prodhimi i i shampanjës këtë vit, ishte 45% mbi mesataren pesëvjeçare për shkak të kushteve të mira të motit dhe u dyfishua nga viti 2021, kur ngrica dhe myku shkatërruan vreshtat.

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë kishin pak ndikim në shitjet e shampanjës pasi shishet u ri-dërguan për të përmbushur kërkesën e fortë nga tregjet e tjera.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat