Të bësh ski në Arabinë Saudite! - Projekt ambicioz për ndërtimin e një resorti dimëror 33 herë më të madh se Nju Jorku

Nëse Katari mund të presë Kampionatin Botëror të futbollit, Arabia Saudite mund të presë Lojërat Dimërore Aziatike në shkretëtirë. Si pjesë e projektit të tij prej 500 miliardë dollarësh qyteti Neom po planifikon ndërtimin e një resorti dimëror që do të jetë 33 herë më i madh se Nju Jorku me qëllim zhvillimin e Lojërave Dimërore Aziatike 2029.
Projekti i quajtur Trojena dhe që pritet të përfundojë në vitin 2026, do të shtrihet në 60 kilometra katrorë dhe do të përfshijë një fshat skijimi, një liqen artificial dhe vila ultraluksoze.
Vizitorët do të mund të bëjnë ski, biçikletë malore dhe sporte të ndryshme ujore, në temperatura që do të jenë mesatarisht 10 gradë Celsius më të ulëta se ato që mbizotërojnë në qytetet e tjera të Arabisë Saudite. Në dimër, temperatura do të bjerë deri në 0 gradë Celsius.
Në një lartësi prej 1500 deri në 2600 metra, resorti do të ketë restorante dhe dyqane, hotele luksoze dhe spa, si dhe një liqen artificial. Në total do të ndërtohen më shumë se 3600 dhoma hoteli dhe 2200 rezidenca.
Trojena do të jetë e hapur gjatë gjithë vitit, duke ofruar ski, snowboard, patinazh në akull, javën e modës dimërore dhe festivale të filmit dhe muzikës në sezonin e dimrit, nga dhjetori në mars.
Më pas vjen i ashtuquajturi sezon i aventurës, që i kushtohet aktiviteteve si ngjitja në mal dhe çiklizmi. Sezoni i liqenit, nga maji deri në shtator, përfshin kryesisht festivale të gastronomisë, artit, aktiviteteve kulturore etj.
Resorti vlerësohet të tërheqë 700,000 vizitorë deri në vitin 2030, të krijojë 10,000 vende pune dhe 1 miliard dollarë të ardhura për Arabinë Saudite.
Dorian Koca / SCAN
Sondazh

Shitje rekord shampanje para Krishtlindjeve - Prodhuesit nisin të festojnë vitin e ri para kohe
Shitjet e shampanjës pritet të shënojnë një rekord të ri këtë vit pavarësisht inflacionit që mund t’i kishte detyruar konsumatorët të shmangnin pijen e......

Izraeli teston “taksinë ajrore” - Avioni i vogël me dy vende në shitje në 2024 për 150 mijë dollarë
Një mjet elektrik flutures i prodhuar nga Izraeli, i krijuar për të transportuar udhëtarët në udhëtime të shkurtra mbi rrugët e mbipopulluara me automjete, ka......

Eurozona u “lutet” blerësve privatë - Objektivi, ndërhyrja në blerjen e borxhit 400 miliardë euro
Qeveritë e eurozonës do të duhet të bindin dhe madje të lusin blerësit privatë në mënyrë që ata të ndërhyjnë dhe të blejnë 400 miliard euro borxh vitin e......

Ari në 4000 dollarë? Analistët ndajnë perspektivën e tyre për vitin 2023: Inflacioni dhe recesioni do vazhdojnë!
Çmimet e arit mund të rriten në 4,000 dollarë për ons në vitin 2023, pasi rritja e normave të interesit dhe frika e recesionit i mbajnë tregjet të......

Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përgatitet për periudha më të mira!
Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përgatitet për periudha më të mira në vitin 2023. Indeksi i klimës së biznesit Ifo është rritur në dhjetor......

Terminali i parë i importit të gazit natyror të lëngshëm në Gjermani fillon punën!
Një ditë përpara afatit, importuesi i gazit Uniper ka filluar vënien në punë të terminalit të parë të importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Gjermanisë......

Valutat kryesore sërish në rënie – Forcohet ndjeshëm monedha vendase!
Dollari amerikan sërish edhe sot ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës në raport me monedhën vendase teksa është blerë me 106.7 lekë dhe është shitur me......

Biden për Zelenskyy: “Nuk do të jesh kurrë vetëm” – Presidenti i Ukrainës vizitë në Shtëpinë e Bardhë
Joe Biden i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një vizitë historike në Uashington, se ukrainasit "nuk do të jenë kurrë vetëm" kundër Rusisë......