Bota Postuar më 30 Shtator 2022, 11:58

Ekonomia e SHBA, në recesion teknik - Produkti i Brendshëm Bruto u tkurr me një normë vjetore 0.6% në tremujorin e dytë

Nga SCAN TV
Ekonomia e SHBA, në recesion teknik - Produkti i Brendshëm Bruto u

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka hyrë zyrtarisht në recesion teknik pasi të dhënat treguan se Produkti i Brendshëm Bruto u ul me një normë vjetore prej 0.6% në tremujorin e dytë të vitit, sipas shifrave të përditësuara të publikuara nga Departamenti i Tregtisë. Të dhënat pasuan një tkurrje prej 1.6% në tremujorin e parë, duke treguar se ekonomia e SHBA kishte rënë në recesion teknik, që shpesh matet me dy tremujorë radhazi të prodhimit ekonomik në rënie.

Departamenti i Tregtisë zakonisht kryen tre vlerësime të PBB-së së tij tremujore, por të dhënat përfundimtare mbetën të pandryshuara nga vlerësimi i mëparshëm, kur u publikua një tkurrje prej 0.9%.

Analistët ekonomikë flasin për vështirësitë në tregun e banesave, me interest e kredive që janë dyfishuar që nga fillimi i vitit për të arritur nivelin më të lartë të 14 viteve.

Departamenti i Tregtisë publikoi gjithashtu një indeks të rishikuar të çmimeve të shpenzimeve të konsumit personal në tremujorin e dytë, që u rrit me 7.3% krahasuar me tremujorin e kaluar. Duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë, indeksi i këtyre çmimeve u rrit me 4.7%, më i lartë nga 4,4% që pritej, duke treguar se çmimet në Shtetet e Bashkuara mbeten të larta.

Analistët besojnë se Rezerva Federale do të vazhdojë një politikë monetare të kujdesshme për shkak të inflacionit të lartë. Ata gjithashtu presin që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit me 75 pikë bazë në mbledhjen e nëntorit.

"Për sa i përket pjesës tjetër të vitit, mendoj se do të shohim sigurisht një rritje dinamike, por kjo është pjesë e politikës së Rezervës Federale. Duhet të qetësohet ekonomia për të luftuar inflacionin”, tha Rudiger Bachmann, profesor i ekonomisë në Universitetin e Notre Dame.

Shumë analistë shqetësohen se rritja agresive e normave të interesit do të sjellë tendosje të mëtejshme mbi ekonominë globale në vështirësi, e cila tashmë është prekur nga faktorë të ndryshëm gjeopolitikë, duke përfshirë konfliktin Rusi-Ukrainë dhe rritjen e çmimeve.

SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video