E djathta ekstreme, pengesë për tranzicionin e gjelbër - Zgjedhjet e ardhshme ndryshojnë orientimin e parlamentit europian

Reagimi ndaj përpjekjeve për të menaxhuar ndryshimet klimatike brenda Bashkimit Europian do të përhapet në parlament me zgjedhjet e këtij viti. Suksesi në rritje i partive nacionaliste në të gjithë kontinentin kërcënon të minojë forcat pro-mjedisore. Kjo do të forcojë një lidhje midis politikanëve konservatorë dhe përfaqësuesve të ekstremit të djathtë të kujdesshëm ndaj kostove industriale dhe sociale të tranzicionit të energjisë së pastër.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nisi një seri iniciativash për të siguruar që 'blloku prej 27 vendesh anëtare' të arrijnë zero emetime karboni deri në vitin 2050, duke reduktuar ose kompensuar ndjeshëm të gjitha gazrat serë. Parlamenti Europian, i cili harton legjislacionin e BE-së në bashkëpunim me shtetet anëtare, tradicionalisht ka qenë një mbështetës i vendosur i politikave të gjelbra. Megjithatë, suksesi i fundit elektoral i partive të ekstremit të djathtë në Itali, Holandë dhe gjetkë sugjeron se prioritetet po ndryshojnë. Nëse socialistët tradicionalisht pro-mjedisor dhe eurodeputetët e Gjelbër humbasin terren në zgjedhjet e ardhshme, atëherë fokusi ekologjik i Parlamentit Europian nuk do të jetë aq i qartë.
Në nëntor, anëtarët e Parlamentit Europian mbrojtën një projektligj për të kufizuar përdorimin e pesticideve në bujqësi, një shtyllë e strategjisë së gjelbër të Komisionit Europian. Arsyeja ishte se deputetët konservatorë dhe të djathtë iu përgjigjën presionit nga industria bujqësore. Në të njëjtën ditë, dhoma rishikoi objektivat e saj për reduktimin dhe ripërdorimin e paketës financiare. Sondazhet tregojnë se anëtarët radikalë të Parlamentit do të shtohen në numër, por ka të ngjarë të mbeten pakicë.
Grupi Identiteti dhe Demokracia, i cili përfshin partinë e Marine Le Pen në Francë dhe Partinë Holandeze të Lirisë të udhëhequr nga Geert Wilders, është në rrugën e duhur për të fituar 12% të vendeve, sipas llogaritjeve të Breakingviews dhe bazuar në sondazhet e disponueshme që nga 4 dhjetori 2023. Më pas vjen grupi me ‘Konservatorët dhe Reformistët Europianë’, duke përfshirë Fratelli d’Italia të kryeministres italiane Giorgia Meloni. Fidez i kryeministrit hungarez Viktor Orbán dhe deputetët anti-mjedisorë mund të fitojnë në rastin më të mirë 190 vende, ose 26% të totalit, nga rreth 22% tani.
Megjithatë, shqetësimet se plani i BE-së për një tranzicion të shpejtë klimatik që mund të lërë prapa shumë punëtorë me të ardhura të ulëta dhe të imponojë kosto të rënda për qytetarët, mund të kenë një impakt shumë më të gjerë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Një minierë e madhe po hapet në rajon - Priten eksporte prej pesë miliardë eurosh
Në fund të janarit, në Varesh në Bosnjën Qendrore do të fillojë nxjerrja e mineraleve që mund të përmbajnë ar, sipas raportimeve të mediave vendase. Kjo në......

Bonot e thesarit zhgënjejnë edhe në 2024, Yield-e minimale - Ankandi i parë i janarit për instrumentet 12-mujore. Normat e interesit pranë 3.25%
Bonot e thesarit e kanë nisur edhe vitin 2024 në ujëra të cekta, fare pranë normës bazë të interesit, e cila që prej nëntorit të shkuar gjëndet në vlerën......

Devijim i trafikut rrugor në Unazën e Durrësit – ARRSH njofton detajet e punimeve dhe masat e marra!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin "Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Kompensim për transportin rrugor - Kostot e personelit, energjisë, riparimit mund të ndahen mes bashkive dhe operatorëve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar kushtet e kompensimit për kompanitë e shërbimit publik të transportit rrugor, duke përfshirë......

Rritet vlera zyrtare për ndërtesat në bregdet - Mete: Çmimet e referencës, qasje zonale. Zbritje për vjetërsinë
Qeveria do të përcaktojë çmime të reja reference në vend edhe për ndërtesat, për të cilat do të kenë qasje zonale. Në një konferencë per media, Ministri i......

Bizneset në treg të lirë energjie - ERE nxjerr listën me 26 furnizues: Duhet të zgjidhni midis tyre
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar listën me 26 subjekte, që ofrojnë shërbimin e furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë në tregun e......

Çmimet në Shqipëri nuk kanë të ndalur - Sipas vrojtimit të BSH, bizneset në të gjithë sektorët parashikojnë rritje
Duket se çmimet në vendin tonë do të vijojnë trajektoren rritëse, të paktën sa I përket parashikimeve të sipërmarrjes. Sektorët kyç të ekonomisë si ndërtimi,......

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8% - Kombet e Bashkuara: Flukset e forta turistike mbështetën kërkesën e brendshme
Raporti i Kombeve të Bashkuara në edicionin e vitit 2024, për situatën ekonomike dhe perspektivat, tregon se rajonin e presin sfida të reja përgjatë viteve të......