Bonot e thesarit zhgënjejnë edhe në 2024, Yield-e minimale - Ankandi i parë i janarit për instrumentet 12-mujore. Normat e interesit pranë 3.25%

Bonot e thesarit e kanë nisur edhe vitin 2024 në ujëra të cekta, fare pranë normës bazë të interesit, e cila që prej nëntorit të shkuar gjëndet në vlerën rekord prej 3.25. Në fakt, në ankandin e parë të janarit, bonot me afat maturimi 12-mujor kanë parë prani shumë të ulët investitorësh, si dhe normë interesi fare pranë kufirit prej 3.25. Ato u shitën në ankandin e kësaj jave me yieldin mesatar të ponderuar prej 3.40%, me rritje të papërfillshme nga 3.36% në ankandin e 26 dhjetorit.
Yielde të ngjashme me ato të nëntorit, kur Banka e Shqipërisë vendosi rritjen e radhës së normës bazë të interesit, duke konfirmuar mungesën e presioneve rritëse. Diferenca mes normës bazë të interesit dhe yield-it të bonove 12-mujore rezultoi në janar në nivelin 0.15 pikë përqindje, duke ngelur pranë niveleve më të ulëta historike.
Por e veccanta e ankandit të janarit ishte mungesa e theksuar pranisë së individëve dhe institucioneve të interesuar për të investuar në bono një vjeccare, edhe më i kërkuari si nga bankat, ashtu edhe individët. Nga 14 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur në ankand na Ministria e Financave, në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa nga investitorët në vlerën e 10.5 miliardë lekëve.
Mungesë interesi për të investuar që nisi të shfaqej dukshëm në nëntorin e vitit të shkuar, dhe pikërisht kur duhej të ndodhte e kundërta, pasi në nëntor, Banka e Shqipërisë rriti në 3.25% normën bazë të interesit.
Rritja e fundit e normës bazë në nëntor, që solli edhe rritje të lehtë të normave të bonove në dy ankandet pasues, sugjeroi se mund të kishim rritje të qëndrueshme të yield-eve në vijim, si dhe që disa aktorë të rëndësishëm do largoheshin prej tyre për momentin, në pritje të kthimeve më të larta. Pritshmëri që u rrëzuan në ankandin e fundit të dhjetorit, kur prania e investitorëve qe e lartë.
Shuma e shpallur nga Qeveria në ankand ishte 7 miliardë lekë, apo afërisht 70 milionë euro, ndërsa totali i shumës së vënë në dispozicion nga investitorët thuasje 10 miliardë lekë, apo afërisht 100 milionë euro. Mungesa e interesit për të investuar në janar, mund të sugjerojë se disa aktorë janë vënë në pritje të yielde-eve më të larta në vijim, pas ndonjë ndërhyrje tjetër të Bankës së Shqipërisë në normën vazë të interesit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Devijim i trafikut rrugor në Unazën e Durrësit – ARRSH njofton detajet e punimeve dhe masat e marra!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin "Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Kompensim për transportin rrugor - Kostot e personelit, energjisë, riparimit mund të ndahen mes bashkive dhe operatorëve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar kushtet e kompensimit për kompanitë e shërbimit publik të transportit rrugor, duke përfshirë......

Rritet vlera zyrtare për ndërtesat në bregdet - Mete: Çmimet e referencës, qasje zonale. Zbritje për vjetërsinë
Qeveria do të përcaktojë çmime të reja reference në vend edhe për ndërtesat, për të cilat do të kenë qasje zonale. Në një konferencë per media, Ministri i......

Bizneset në treg të lirë energjie - ERE nxjerr listën me 26 furnizues: Duhet të zgjidhni midis tyre
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar listën me 26 subjekte, që ofrojnë shërbimin e furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë në tregun e......

Çmimet në Shqipëri nuk kanë të ndalur - Sipas vrojtimit të BSH, bizneset në të gjithë sektorët parashikojnë rritje
Duket se çmimet në vendin tonë do të vijojnë trajektoren rritëse, të paktën sa I përket parashikimeve të sipërmarrjes. Sektorët kyç të ekonomisë si ndërtimi,......

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8% - Kombet e Bashkuara: Flukset e forta turistike mbështetën kërkesën e brendshme
Raporti i Kombeve të Bashkuara në edicionin e vitit 2024, për situatën ekonomike dhe perspektivat, tregon se rajonin e presin sfida të reja përgjatë viteve të......

Ndryshon rregullorja për Parqet Teknologjike - Aplikim me procedurë jokonkurruese nga Bashkitë dhe Institucionet publike
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren që përcakton mënyrën si përzgjidhen zhvilluesit e Parqeve Teknologjike.......

Arritjet ekonomike dhe prioritetet për vitin 2024 - Mete: Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi sot konferencën e parë për shtyp për vitin 2024, ku prezantoi disa nga arritjet dhe zhvillimet......