Drejtori i “Sberbank” përgënjeshtron Putin: Rusisë do t’i duhen 10 vjet për të rimarrë veten nga sanksionet perëndimore!
Sberbank është banka kryesore ruse, dhe ka një rëndësi të vecantë për Kremlinin. Kreu i bankës, Herman Gref, paralajmëroi se do të duhen 10 vjet para se ekonomia e Moskës të rikthehet në nivelet para hyrjes në fuqi të sanksioneve perëndimore ndaj vendit. Një përgënjeshtrim i drejtpërdrejtë i asaj që tha Vladimir Putin, i cili shprehet se “embargo” aktualisht ka pasoja shumë të kufizuara në ekonominë e vendit. Gref e bëri deklaratën e tij pikërisht nga e njëjta tribunë ku presidenti rus sulmoi ashpër Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
CEO i Sberbank – i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters – qartësoi se vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë përfaqësojnë 56% të eksporteve të vendit dhe 51% të importeve. Sipas tij pjesa më e madhe e ekonomisë ruse është në shënjestër. Për pasojë, nëse nuk veprohet për të ndryshuar situatën, do të duhej një 10 vjecar që ekonomia e vendit të rikthehej në nivelet e vitit 2021. Gref kërkoi një reformë strukturore të ekonomisë ruse. Të njëjta koncepte që në 18 prill të këtij viti shfaqi dhe Elvira Nabiullina, në krye të bankës qendrore ruse, sipas të cilës sanksionet po godasin ashpër sipërmarrjet dhe familjet ruse.
Sipas Gref, dërgesat e mallrave janë pakësuar me gjashtë herë ndërsa dhe transporti detar dhe ai ajror është bllokuar pasi sanksionet i ndalojnë kompanive ajrore ruse që të fluturojnë drejt perëndimit, dhe anijeve ruse i ndalohet hyrja në portet e Bashkimit Europian. Sanksionet ndaj bankave ruse kanë frenuar një pjesë të madhe të transaksioneve financiare me palë të huaja, ndërsa Rusisë i është ndaluar të marrë aparatura dhe pjesë të rëndësishme për industritë e saj të automjeteve, energjitike dhe ajrore.
Sberbank në vitin 2020 faturoi më shumë se 47 miliard dollarë. Por duke qenë një subjekt i madh financiar nuk u kursye nga sanksionet perëndimore dhe në muajin mars është lënë jashtë sistemit të shkëmbimeve ndërkombëtare, Suift. Praktikisht kompanitë ruse nuk mund të mbështeten më tek Sberbank për transaksionet e tyre ndërkombëtare. Pesha financiare e grupit i bën dhe më domethënëse fjalët e numrit një të saj, të thëna për më shumë në prani të presidentit rus Putin.
Por fjalët e Gref konfirmohen dhe nga parashikimet e bëra pak ditë më para nga Banka Botërore në raportin për “Perspektivat e ekonomisë globale. Raport në të cilin bëhen të qarta parashikimet për zhvillimin e cdo vendi apo zone ekonomike të planetit. Banka Botërore parashikon një rritje prej 2.6% për Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në fund të këtij viti; 2.5 për zonën euro dhe Japoninë si dhe një rënie prej 8.6 të prodhimit të brendshëm bruto për Rusinë. Ky është dhe parashikimi më i ulët në të gjithë ekonominë botërore.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=jLyGgnUlL-k
Sondazh

Çmimet e larta në Maqedoninë e Veriut - Më shumë se 100 artikuj janë shtrenjtuar brenda 24 orësh
Çmimet e larta të produkteve ushqimore janë bërë të paarritshme për shumicën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata shprehen se çdo ditë përballen me çmime......

Çmimet e naftës rriten në bursa - Pasi shtrëngimi i ofertës po kompenson shqetësimet ekonomike globale
Çmimet e naftës u rritën të hënën në një tregti të paqëndrueshme, duke rikthyer humbjet e mëparshme, pasi shtrëngimi i furnizimeve tejkaloi shqetësimet rreth......

Kina importon sasi rekord nafte nga Rusia - Moska zëvendëson Arabinë Saudite duke u bërë furnizuesi kryesor i vendit
Importet e naftës së papërpunuar të Kinës nga Rusia janë rritur prej 55% në krahasim me një vit më parë dhe shënuan një rekord në muajin maj, duke zëvendësuar......

Vala e të nxehtit në Europë: Italia në krizë prej thatësirës, zjarre të shumta në Spanjë e Gjermani!
Mijëra hektarë tokë të shkrumbuara. Zona e Siera de Kulebra në Spanjë po digjet prej së mërkurës. Në 10 vitet e fundit nuk ishte regjistruar asnjëherë një......

Italia firmos me Katarin dhe Algjerinë - Vendi synon të shkëputet nga gazi rus dhe të sigurojë rezerva për dimrin
Italia nënshkroi një marrëveshje me QatarEnergy për zgjerimin e projektit “North Field East”, që do të rriste eksportet e gazit të lëngshëm nga 77 milion në......

Kriza për furnizimin me grurë - Pasoja të konsiderueshme në të gjithë botën
Lufta në Ukrainë vazhdon, por banorët e fshatrave pranë linjës së frontit në lindje të Ukrainës, nuk i braktisin fushat e tyre me grurë, pavarësisht rrezikut......

Linjat ajrore do humbasin më pak nga sa pritej - Por, fitimet nga udhëtimet ajrore do të regjistrohen vetëm në vitin 2023
Rikthimi i vrullshëm i udhëtime ajrore pas pandemisë së Covid 19, do t'i lejojë linjat ajrore globale të zvogëlojnë humbjet këtë vit dhe ndoshta të kthejnë......

Planet për nxjerrjen e gazit në Adriatik - Italia bllokon shpimet ndërsa Kroacia “sulmon” rezervat
Kriza energjetike dhe domosdoshmëria për t’u shkëputur nga furnizimet ruse detyrojnë vendet europiane që të kërkojnë zgjidhje për të gjetur burime të reje......