Bota Postuar më 20 Qershor 2022, 12:43

Linjat ajrore do humbasin më pak nga sa pritej - Por, fitimet nga udhëtimet ajrore do të regjistrohen vetëm në vitin 2023

Nga SCAN TV

Rikthimi i vrullshëm i udhëtime ajrore pas pandemisë së Covid 19, do t'i lejojë linjat ajrore globale të zvogëlojnë humbjet këtë vit dhe ndoshta të kthejnë rrugën e tyre drejt fitimit në vitin 2023, me analistët që kanë përmirësuar pritshmëritë e tyre për sektorin.

Sipas Shoqatës ndërkombëtare të transportit ajror, linjat ajrore globale pritet të kenë një humbje prej 9.7 miliardë dollarësh në vitin 2022, në një përmirësim të mprehtë nga një humbje e parashikuar prej 42.1 miliardë dollarësh në vitin 2021

Parashikimi i vitit 2022 është gati 2 miliardë dollarë, më i mirë se një pritshmëri e mëparshme për një humbje prej 11.6 miliardë dollarësh.

Humbjet e vitit të kaluar gjithashtu janë përmirësuar pas një parashikimi të mëparshëm prej 52 miliardë dollarësh, megjithëse linjat ajrore gjatë një takimi në Katar u paralajmëruan se çmimet e larta të naftës dhe inflacioni rrezikojnë të dëmtojnë rimëkëmbjen e brishtë.

Në takimin vjetor ku merrnin pjesë më shumë se 100 drejtorë të linjave ajrore, drejtori i përgjithshëm i IATA, Uilli Uollsh u shpreh se industria aktualisht është më e dobët, më e ashpër dhe më e shkathët. Ai shtoi se fitimet në këtë sektor do të mund të shihen në vitin 2023.

Amerika e Veriut pritet të mbetet rajoni me performancën më të fortë dhe i vetmi që ka një fitim që në vitin 2022, e që pritet të jetë 8.8 miliardë dollarë.

Në Azi, ku kufijtë kinezë mbeten të mbyllur dhe tregu i saj i brendshëm nën tension për shkak të një strategjie zero-COVID, linjat ajrore parashikojnë një humbje kolektive prej 8.9 miliardë dollarësh.

Perspektiva e përmirësuar vjen ndërsa aeroportet dhe linjat ajrore garojnë për të punësuar mijëra persona për të përballuar kërkesën në rritje, ndërsa njerëzit kërkojnë të kompensojnë pushimet e humbura gjatë pandemisë.

Disa analistë kanë shprehur shqetësim se rritja e çmimeve, presioni mbi shpenzimet konsumatore nga inflacioni dhe rritja e kostove të huamarrjes mund të bëjnë që kërkesa të bjerë ndjeshëm pas pikut të vsezonit veror.

Uollsh hodhi poshtë shqetësimet për të ashtuquajturin 'shkëmb të kërkesës' që do të nënkuptonte një rimëkëmbje jetëshkurtër.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=dlWTf08fAMY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat