“Ngërçi” i borxheve të grumbulluesve shqiptarë - Propozimi: Kamatëvonesë për ata që nuk paguajnë fermerët e blegtorët!
Nëse grumbulluesi apo përpunuesi i prodhimeve bujqësore do t’ua vonojë pagesën fermerëve e blegtorëve, këta të fundit mund të aplikojnë kamatë vonesën në faturën përfundimtare që duhet paguar.
Kjo është ajo që synon një amendament i propozuar në Kuvend nga deputeti Erion Braçe.
Projektligji propozon disa shtesa në ligjin "Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare", me qëllim rregullimin e çështjes së kryerjes me shumë vonesë të pagesave që rrjedhin nga transaksionet tregtare mes prodhuesve bujqësore dhe ndërmarrjeve tregtare që grumbullojnë, përpunojnë, eksportojnë produkte bujqësore.
“Ndryshimet e propozuara parashikojnë njohjen dhe përfshirjen edhe të prodhuesve bujqësorë si subjekte të ligjit, me qëllim zgjidhjen e një problematike që ka shqetësuar veprimtarinë e kësaj kategorie dhe që është mos shlyerja apo shlyerja me shumë vonesë e detyrimeve që ndërmarrjet tregtare kanë ndaj tyre” shkruhet në relacionin e nismës së depozituar tashmë në Kuvend.
Mos shlyerja në kohë e detyrimeve për prodhuesit bujqësore krijon jo vetëm një zinxhir të vonesave në pagesa, por ndikon drejtpërsëdrejti në ngadalësimin deri në pamundësi të vijimit të aktivitetit bujqësor e blegtoral në sezonet vijuese.
Përtej këtij fakti, përfshirja e prodhuesve bujqësore e blegtoralë në këtë ligj, sipas nismës, do të nxisë akoma edhe më shumë formalizimin e prodhuesve bujqësorë e blegtoralë si dhe formalizimin e çdo transaksioni në tregjet e këtyre produkteve.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=6ZB8Q7AJvTo
Sondazh

Të punësuarit, zbritje tatimi për shpenzimet e fëmijëve - Cilat janë kriteret e përfitimit për individët që tatohen mbi të ardhurat personale
Individët që paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga punësimi dhe biznesi, kanë mundësi të kërkojnë zbritje nga baza tatimore. Projektligji për “tatimin......

“Të krijohet enti rregullator i karburanteve” - Konfindustria: Operatorët të jenë pa të drejtë vote në bord!
Krijimi i entit rregullator të karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë është kërkesa që konfidustria i......

Qëndrimi i Erdogan për zgjerimin e NATO-s / Presidenti thotë se pse Turqia po bllokon Suedinë dhe Finlandën që të anëtarësohen
The Economist ka publikuar një shkrim ku Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpjegon pse vendi i tij po bllokon Suedinë dhe Finlandën që të bashkohen......

Krahasimi i Shqipërisë me rajonin: Jemi të parët për varfërinë. Po për PBB, papunësinë, mbështetjen sociale, inflacionin?!
Shqipëria renditet e 5-ta për normën e papunësisë në rajon, e 3-ta për normën e PBB për frymë, e 1-a për normën e varfërisë në rajon, e 4-ta për mbështetjen......

Presidenti Zelenskiy: Sulmet e Rusisë do të intensifikohen gjatë samitit të BE-së këtë javë!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, parashikoi se Rusia do të përshkallëzojë sulmet e saj këtë javë, ndërsa liderët e Bashkimit Europian konsiderojnë......

Gjermania do të ndezë impiantet e qymyrit ndërsa Rusia refuzon gazin!
Ministri gjerman i ekonomisë tha se Gjermania duhet të frenojë përdorimin e gazit pasi Rusia po redukton furnizimin e saj. Përndryshe, gjërat “mund të......

Pse me kalimin e moshës, pagjumësia vjen pothuajse tek të gjithë njerëzit?!
Pagjumësia, me kalimin e moshës, vjen tek pothuajse të gjithë. Me pak fjalë, flini gjithnjë e më keq. Një nga shkaqet mund të jetë hiperaktiviteti i neuroneve......

Kush e shpiku frigoriferin modern?!
Ka shpikje që kanë baballarë të shumtë: frigoriferi është padyshim një prej tyre. Versioni i tij modern, në fakt, mori formë gjatë disa dekadave falë......