Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2022, 12:29

Të punësuarit, zbritje tatimi për shpenzimet e fëmijëve - Cilat janë kriteret e përfitimit për individët që tatohen mbi të ardhurat personale

Nga SCAN TV

Individët që paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga punësimi dhe biznesi,  kanë mundësi të kërkojnë zbritje nga baza tatimore. Projektligji për “tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave dhe i hedhur për konsultim së fundmi, përcakton në nenin 22 se tatimpaguesit mund të zbresin nga baza tatimore një shumë prej 480 mijë lekësh nëse të ardhurat vjetore janë deri 480 mijë lekë; një shumë  prej 360 mijë lekë nëse të ardhurat vjetore janë mbi 480 mijë lekë; si dhe një një shumë kompensimi për cdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç dhe që jeton së bashku me tatimpaguesin në një familje të përbashkët prej 48 mijë lekësh.

Zbritja mund të kërkohet vetëm përmes deklaratës vjetore të të ardhurave (DIVA). Ndërsa pika 2 e po këtij neni sqaron se “tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi, të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi dhe të ardhura vjetore të tatueshme nga investimi më pak se 2 milion lekë, mund të zbresë përveç shumave individuale të përcaktuara më sipër edhe shpenzimet korrente për: për arsimin e fëmijëve në ngarkim të  tij, në vlerën maksimale 100 mijë lekë; medikamentet për fëmijët e tij ose në ngarkim të tij dhe personave që ka nën kujdestarinë e vet, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.

Kompensimi për fëmijën në ngarkim të tij dhe shpenzimet për arsim dhe medikamente mund të kërkohen nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme. Sipas draftit,  një agjent tatimor i listëpagesës,  kërkon që çdo punëmarrës të nënshkruajë një deklaratë për statusin personal, para pagesës së parë të të ardhurave të tatueshme të punësimit.

Deklarata mbi statusin personal përfshin të gjitha informacionet e nevojshme për të pretenduar zbritje nga e ardhura e tatueshme.  Një person  është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij janë më shumë se 1,2 milionë  lekë e të ardhurave bruto nga punësimi, ose  më shumë se  50 mijë lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=kyEyotmFOsA

Sondazh

Poll
Bota 20 Qershor

Kush e shpiku frigoriferin modern?!

Ka shpikje që kanë baballarë të shumtë: frigoriferi është padyshim një prej tyre. Versioni i tij modern, në fakt, mori formë gjatë disa dekadave falë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat