Bitcoin rimëkëmbet në rreth 20 mijë dollarë – Rënie me rreth 70 % që nga niveli i tij më i lartë i gjitha kohërave
Bitcoin është rritur me rreth 10% në 20,437 dollarë nga mbyllja e mëparshme, duke sinjalizuar një rikuperim nga një rënie e mprehtë të shtunën.
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, u rrit me më shumë se 16% nga niveli më i ulët i këtij viti prej 17,592.78 dollarësh më 18 qershor, kur ra në shqetësimet e investitorëve për problemet në rritje në industrinë e kriptove dhe në mes të një tërheqjeje të përgjithshme nga aktivet më të rrezikshme.
Çmimi i monedhës u tërhoq të dielën në mbrëmje në 19,781,69 dollarë, sipas Coinmarketcap.
Andrew Brenner, kreu i të ardhurave fikse ndërkombëtare në National Alliance Securities, tha se rritja e Bitcoin ishte me gjasë rezultat i investitorëve me pakicë që blenë monedhën dixhitale gjatë fundjavës, kur pak tregtarë profesionistë po punojnë.
"Disa blerës mendojnë se tani është një kohë e mirë për të hyrë sepse Bitcoin zbriti në një nivel që tregon një atraktivitet afatshkurtër," tha Brenner. Ai shtoi se Bitcoin dhe monedhat e tjera dixhitale mbetën jashtëzakonisht të paqëndrueshme.
Shitja në tregun e kriptove ka përkuar me një rrëshqitje të aksioneve, pasi stoqet amerikane pësuan rënien e tyre më të madhe javore të përqindjes në dy vjet nga frika e rritjes së normave të interesit dhe gjasave në rritje të një recesioni.
Brenner tha se monedhat dixhitale nuk ishin një investim i mirë në një kohë kur Rezerva Federale e SHBA shtrëngon ofertën e dollarëve duke i dhënë fund politikës monetare ekspansive.
“Për sa kohë që dollari vazhdon të tregojë forcë, monedhat dixhitale nuk janë aty ku dëshironi të jeni”, tha Brenner.
Bitcoin ka rënë me rreth 70 përqind që nga niveli i tij më i lartë i të gjitha kohërave në nëntor 2021.
Vlera e tregut global të kriptove është ende nën shenjën 1 trilion dollarë në rreth 880 miliardë dollarë.
N.Xh / SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në rritje të lehtë - Investitorët po ripozicionohen në tregje, pas një jave të paqëndrueshme
Tregjet europiane po shfaqen të qëndrueshme në sesionin e parë të javës, pas paqëndrueshmërisë së madhe në sesionet e kaluara. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e......

Euro, e qëndrueshme në mbi 1.05 dollarë - Humbja e Macron në zgjedhjet legjislative nuk ndikon monedhën
Euro po qëndron në rritje të lehtë përballë dollarit amerikan, në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa tregu po tenton stabilizimin pas një javë shumë të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 113 dollarë - Javën e kaluar Brenti i Londrës ra me mbi 7%, shqetëson ngadalësimi i kërkesës
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por të premten e javës së kaluar ra ndjeshëm duke humbur rreth 5 dollarë. Në treg vijon të ekzistojë......

Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë?!
Nëse zgjedhjet e fundit lokale të Italisë do të ishin një provë e pulsit të kombit, atëherë vendi mund të marrë një zhvendosje djathtas vitin e ardhshëm. Kjo......

Zgjedhjet franceze: Macron humbet shumicën absolute – Kryeministrja e vendit: ‘Rrezik për vendin tonë’!
Aleanca e Emmanuel Macron ka humbur shumicën e saj absolute në Asamblenë Kombëtare të Francës, vetëm dy muaj pasi ai u rizgjodh si president. Në fund të......

Kina drejt marrëveshjes prej 30 miliardë dollarësh me Katarin për gazin – Vendi drejt zgjerimit të burimeve për shkak të krizës së furnizimit
Gjigantët shtetërorë të energjisë China National Petroleum dhe Sinopec janë në bisedime për të investuar në projektin e Katarit shifrën prej 30 miliardë......

Java nis e ‘ngrysur’ për valutat kryesore – Rënie e fortë për Paundin britanik!
Paundi britanik e ka nisur këtë javë me një rënie të fortë pasi në raport me javën e shkuar është blerë këtë të hënë me 137.8 lekë dhe është shitur me 139.5......

Sa na kushton “qejfi”? Një familje shqiptare shpenzon 16 mijë lekë çdo muaj për argëtim, Tiranasit të parët!
Një familje shqiptare harxhon mesatatarisht 16,000 lekë në muaj për pije alkolike, duhan, argëtim, kulturë, dalje në restorante, qëndrim në hotele dhe të......