Zgjedhjet franceze: Macron humbet shumicën absolute – Kryeministrja e vendit: ‘Rrezik për vendin tonë’!
Aleanca e Emmanuel Macron ka humbur shumicën e saj absolute në Asamblenë Kombëtare të Francës, vetëm dy muaj pasi ai u rizgjodh si president.
Në fund të raundit të dytë të zgjedhjeve të dielën, kandidatët e Macron fituan 245 vende, përpara koalicionit të krahut të majtë Nupes dhe Rally Kombëtare të ekstremit të djathtë që bëri një përparim historik me 89 vende.
Kryeministrja Elisabeth Borne tha se situata “e paprecedentë” “është një rrezik për vendin tonë të përballur me sfida në nivel kombëtar si dhe në shkallë ndërkombëtare”. Borne, e cila u emërua vetëm në maj, do të përballet me një "mocion censure" nga opozita në fillim të korrikut dhe puna e saj nuk është e sigurt pasi ka arritur një fitore të ngushtë në zonën e saj elektorale.
Emmanuel Macron tani përballet me realitetet e një Asambleje Kombëtare me dy grupe armiqësore të opozitës, ndërsa ai përpiqet të shtyjë reforma të rëndësishme - duke përfshirë pensionet, uljen e taksave dhe rritjen e moshës së pensionit dhe atij do t'i duhet një partner koalicioni për ta realizuar atë.
Reagimi i opozitës
Politikani veteran i krahut të majtë Jean-Luc Mélenchon ndërtoi një aleancë të partive socialiste dhe të gjelbra për të sfiduar Macron dhe përpjekjet e tij duket se kanë dhënë rezultat.
Dyqind kilometra larg Parisit, Marine Le Pen po mbante festën e saj në një rrugicë bowling. Kur u bë e qartë se ata kishin arritur 90 vende në Asamblenë Kombëtare, nga vetëm tetë më parë, mbështetësit brohoritën "Vive Marine" dhe "Macron jep dorëheqjen!"
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kina drejt marrëveshjes prej 30 miliardë dollarësh me Katarin për gazin – Vendi drejt zgjerimit të burimeve për shkak të krizës së furnizimit
Gjigantët shtetërorë të energjisë China National Petroleum dhe Sinopec janë në bisedime për të investuar në projektin e Katarit shifrën prej 30 miliardë......

Java nis e ‘ngrysur’ për valutat kryesore – Rënie e fortë për Paundin britanik!
Paundi britanik e ka nisur këtë javë me një rënie të fortë pasi në raport me javën e shkuar është blerë këtë të hënë me 137.8 lekë dhe është shitur me 139.5......

Sa na kushton “qejfi”? Një familje shqiptare shpenzon 16 mijë lekë çdo muaj për argëtim, Tiranasit të parët!
Një familje shqiptare harxhon mesatatarisht 16,000 lekë në muaj për pije alkolike, duhan, argëtim, kulturë, dalje në restorante, qëndrim në hotele dhe të......

Rusia shkurton sërish eksportet e gazit natyror në vendet europiane!
Rusia reduktoi sërish gazin natyror në Europë në fundjavë, duke përfshirë përgjysmimin e flukseve drejt Italisë dhe Sllovakisë dhe tërësisht në Francë, pasi......

Wall Street mbyll javën më të keqe që nga viti 2020!
Wall Street mbylli javën e saj më ndëshkuese që nga përplasja e koronavirusit të vitit 2020, me një ditë tregëtuese të premten që e la atë pak më lart me një......

FDA autorizon injeksionet e para të COVID-19 për foshnjat dhe parashkollorët!
Rregullatorët amerikanë autorizuan vaksinat e para të COVID-19 për foshnjat dhe parashkollorët, duke hapur rrugën që vaksinimet të fillojnë javën e......

‘Pagesat e interesit të borxhit të Gjermanisë mund të rriten vitin e ardhshëm’, paralajmëron ministri i financave!
Ministri i Financave Christian Lindner paralajmëroi se tarifat e interesit për borxhin publik të Gjermanisë mund të arrijnë në 30 miliardë euro vitin e......

Investitori miliarder paralajmëron: Pritet 'akoma më shumë dhimbje' për sektorin e teknologjisë!
Shefi i kapitalit privat Orlando Bravo ka një paralajmërim të zymtë për industrinë e teknologjisë. "Unë mendoj se ka ende më shumë dhimbje për të ardhur," tha......