Europa Postuar më 20 Qershor 2022, 10:31

Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë?!

Nga SCAN TV

Nëse zgjedhjet e fundit lokale të Italisë do të ishin një provë e pulsit të kombit, atëherë vendi mund të marrë një zhvendosje djathtas vitin e ardhshëm. Kjo për shkak të suksesit të partisë Vëllezërit e Italisë të Giorgia Melonit (Fratelli d’Italia).

Ajo është shfaqur si forca kryesore opozitare e Italisë dhe ka udhëhequr një koalicion të krahut të djathtë që gëzoi fitime masive në zgjedhjet lokale.

Me zgjedhjet e përgjithshme që priten vitin e ardhshëm dhe me Vëllezërit e Italisë që kryesojnë në sondazhet e opinionit, perspektiva që Meloni të jetë kryeministrja e ardhshme i Italisë po merr vrull.

Meloni lindi dhe u rrit në kryeqytetin e Romës. Megjithatë, edhe pse në politikë që nga vitet 1990 dhe ish-ministre e rinisë në kabinetin e koalicionit të Berlusconit ajo ka krijuar imazhin e të qenit një politikane e moderuar dhe e këndshme, e cila është distancuar nga apologjetët fashistë dhe nostalgjikët brenda partisë së saj.

Platforma aktuale e Melonit është ndërtuar mbi një model nacional-konservator, sovranist. Ajo kundërshton emigracionin masiv dhe gjoja "islamizimin" e Italisë dhe Europës, bën thirrje për ligj dhe rend më të fortë dhe lehtësim të burokracisë famëkeqe kafkiane të Italisë.

Krahas Salvinit, ajo është konsideruar shpesh si një nga euroskeptikët e parë dhe kryesorë të vendit, si rezultat i kritikave të saj ndaj euros dhe "burokratëve të Brukselit". Për çështjet sociale, Meloni është shumë tradicionale dhe kundërshton abortin, eutanazinë dhe martesën brenda të njëjtit seks.

Reputacioni i Melonit si një politikane koherente dhe e bindur e ka bërë atë të njohur me një segment të madh të votuesve italianë, duke u renditur si një nga udhëheqësit më të besuar të Italisë.

Megjithatë, shumë të tjerë nuk e ndajnë një ndjenjë të tillë dhe më tepër e shohin bagazhin e saj politik të ekstremit të djathtë si veçanërisht shqetësues.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat