Europa Postuar më 20 Qershor 2022, 10:38

Bursat europiane, në rritje të lehtë - Investitorët po ripozicionohen në tregje, pas një jave të paqëndrueshme

Nga SCAN TV

Tregjet europiane po shfaqen të qëndrueshme në sesionin e parë të javës, pas paqëndrueshmërisë së madhe në sesionet e kaluara. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.2%, ndërsa fitimet më të mëdha i realizon sektori i udhëtimeve. Në rritje me rreth 1%.

Investitorët po ripoziciohohen në tregje, pas ndryshimeve drastike të politikave monetare nga bankat qëndrore më të mëdha në botë. Rezerva Federale në SHBA vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, rritja më e madhe që nga viti 1994. Gjithashtu, edhe Banka Kombëtare e Zvicrës surprizoi tregjet duke ndërmarrë rritjen e parë të interesave që nga viti 2007.

Në anën tjetër, Banka Qendrore Europiane zhvilloi një takim emergjent të mërkurën, ku vendosi të krijojë një mekanizëm të ri, i cili synon të parandalojë një fragmentarizim mes vendeve të Eurozonës, si pasojë e rritje së kostos së huamarrjes.

Gjithashtu, edhe shumica e tregjeve në rajonin e azi-paqësorit u mbyllën në rënie në sesionin e parë të javës. Përsa i përket të dhënave ekonomike në Europë, çmimet e prodhimit në Gjermani u rritën me 33.6%, me bazë vjetore gjatë majit, rritja më e madhe në histori.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat