“Të krijohet enti rregullator i karburanteve” - Konfindustria: Operatorët të jenë pa të drejtë vote në bord!
Krijimi i entit rregullator të karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë është kërkesa që konfidustria i ka drejtuar këtë të hënë qeverisë. Duke i cilësuar si më të lartat në rajon Konfidustria thotë se rritja e çmimeve të karburanteve ditët e fundit thellon edhe më shumë diferencën me vendet e Rajonit, me pasoja shkatërruese për ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët.
Konfindustria kërkon që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Transparencës, duke përjashtuar përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si anëtarë me të drejtë vote në vendimmarrje. Pasi sipas tyre është e papranueshme që vendimmarrjet të përcaktohen edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Transparencës.
Një mburojë shtetërore ndaj spekulimeve antitreg të operatorëve e përkufizon konfindustria bordin e transparencës duke thënë se përbërja e deritashme, burimet e njëanshme të të dhënave dhe mungesa e anëtarëve të pavarur dhe profesionistë, krijojnë hapësira të mëdha për interpretim të pasaktë, dhe korrupsion në vendimmarrje.
Sipas Konfindustrias qeveria duhet të ndërhyj menjëherë për lehtësimin e ngarkesës fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve. Aktualisht, nafta ka arritur në 261 lekë/litër, benzina në 236 lekë/litër dhe gazi në 86 lekë/litër.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=RPMUXPFYX68
Sondazh

Qëndrimi i Erdogan për zgjerimin e NATO-s / Presidenti thotë se pse Turqia po bllokon Suedinë dhe Finlandën që të anëtarësohen
The Economist ka publikuar një shkrim ku Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpjegon pse vendi i tij po bllokon Suedinë dhe Finlandën që të bashkohen......

Krahasimi i Shqipërisë me rajonin: Jemi të parët për varfërinë. Po për PBB, papunësinë, mbështetjen sociale, inflacionin?!
Shqipëria renditet e 5-ta për normën e papunësisë në rajon, e 3-ta për normën e PBB për frymë, e 1-a për normën e varfërisë në rajon, e 4-ta për mbështetjen......

Presidenti Zelenskiy: Sulmet e Rusisë do të intensifikohen gjatë samitit të BE-së këtë javë!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, parashikoi se Rusia do të përshkallëzojë sulmet e saj këtë javë, ndërsa liderët e Bashkimit Europian konsiderojnë......

Gjermania do të ndezë impiantet e qymyrit ndërsa Rusia refuzon gazin!
Ministri gjerman i ekonomisë tha se Gjermania duhet të frenojë përdorimin e gazit pasi Rusia po redukton furnizimin e saj. Përndryshe, gjërat “mund të......

Pse me kalimin e moshës, pagjumësia vjen pothuajse tek të gjithë njerëzit?!
Pagjumësia, me kalimin e moshës, vjen tek pothuajse të gjithë. Me pak fjalë, flini gjithnjë e më keq. Një nga shkaqet mund të jetë hiperaktiviteti i neuroneve......

Kush e shpiku frigoriferin modern?!
Ka shpikje që kanë baballarë të shumtë: frigoriferi është padyshim një prej tyre. Versioni i tij modern, në fakt, mori formë gjatë disa dekadave falë......

Bitcoin rimëkëmbet në rreth 20 mijë dollarë – Rënie me rreth 70 % që nga niveli i tij më i lartë i gjitha kohërave
Bitcoin është rritur me rreth 10% në 20,437 dollarë nga mbyllja e mëparshme, duke sinjalizuar një rikuperim nga një rënie e mprehtë të shtunën. Bitcoin,......

Bursat europiane, në rritje të lehtë - Investitorët po ripozicionohen në tregje, pas një jave të paqëndrueshme
Tregjet europiane po shfaqen të qëndrueshme në sesionin e parë të javës, pas paqëndrueshmërisë së madhe në sesionet e kaluara. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e......