Vala e të nxehtit në Europë: Italia në krizë prej thatësirës, zjarre të shumta në Spanjë e Gjermani!
Mijëra hektarë tokë të shkrumbuara. Zona e Siera de Kulebra në Spanjë po digjet prej së mërkurës. Në 10 vitet e fundit nuk ishte regjistruar asnjëherë një zjarr kaq i përhapur në pyje dhe zjarrfikësit janë ende në përpjekje për ta shuar.
Ndërkohë mediat spanjolle raportojnë se janë 8 zonat e evakuara në rajonin e Navara-s, që është dhe më i prekuri orët e fundit si pasojë e zjarreve në pyje. Qindra zjarrfikës po përpiqen të kontrollojnë flakët që kërcënojnë zonat e banuara.
Por në pjesën tjetër të vendit, ata që munden shkojnë në plazhe, por duke e pranuar se temperatura kaq të larta në këtë sezon nuk janë normale.
Alarmi për thatësirën në Itali pritet të transformohet në një gjendje të jashtëzakonshme. Sektori i agrokulturës është në një situatë të keqe për shkak të mungesës së reshjeve. Në Piemonte është dhënë një afat kohor vetëm prej 15 ditësh për të shpëtuar të korrat. Niveli hidrometrik i PO-së në urën Beka ka zbritur në minus 3.7, niveli më i ulët prej të paktën 70 vitesh. Në disa prej shtëpive banorët mbyllin rubinetat që të mbushin cisternat për ditën
Në Francë një gjuajtje nga ana e artilierisë gjatë një stërvitjeje shkaktoi një zjarr të madh i cili shkatërroi 600 hektarë bimësi. Zjarrfikësit e patën të vështirë të marrin situatën nën kontroll pasi zona ishte e minuar.
Dhe në Zvicër e Gjermani janë shënuar temperatura rekord. Në bregun e lumit Limat në qendër të Zyrihut, është e vështirë të gjendet një vend i lirë, ndërsa në Gjermani temperatura ka arritur deri në 38.7 gradë.
Një zjarr në një pyll pranë Berlinit shkatërro 200 hektarë tokë dhe 500 persona u impenjuan të shuanin flakët të cilat favorizoheshin nga erërat e forta. Autoritetet evakuuan dy qyteza.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=OTXI_e9f5fo
Sondazh

Italia firmos me Katarin dhe Algjerinë - Vendi synon të shkëputet nga gazi rus dhe të sigurojë rezerva për dimrin
Italia nënshkroi një marrëveshje me QatarEnergy për zgjerimin e projektit “North Field East”, që do të rriste eksportet e gazit të lëngshëm nga 77 milion në......

Kriza për furnizimin me grurë - Pasoja të konsiderueshme në të gjithë botën
Lufta në Ukrainë vazhdon, por banorët e fshatrave pranë linjës së frontit në lindje të Ukrainës, nuk i braktisin fushat e tyre me grurë, pavarësisht rrezikut......

Linjat ajrore do humbasin më pak nga sa pritej - Por, fitimet nga udhëtimet ajrore do të regjistrohen vetëm në vitin 2023
Rikthimi i vrullshëm i udhëtime ajrore pas pandemisë së Covid 19, do t'i lejojë linjat ajrore globale të zvogëlojnë humbjet këtë vit dhe ndoshta të kthejnë......

Planet për nxjerrjen e gazit në Adriatik - Italia bllokon shpimet ndërsa Kroacia “sulmon” rezervat
Kriza energjetike dhe domosdoshmëria për t’u shkëputur nga furnizimet ruse detyrojnë vendet europiane që të kërkojnë zgjidhje për të gjetur burime të reje......

“Ngërçi” i borxheve të grumbulluesve shqiptarë - Propozimi: Kamatëvonesë për ata që nuk paguajnë fermerët e blegtorët!
Nëse grumbulluesi apo përpunuesi i prodhimeve bujqësore do t’ua vonojë pagesën fermerëve e blegtorëve, këta të fundit mund të aplikojnë kamatë vonesën në......

Të punësuarit, zbritje tatimi për shpenzimet e fëmijëve - Cilat janë kriteret e përfitimit për individët që tatohen mbi të ardhurat personale
Individët që paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga punësimi dhe biznesi, kanë mundësi të kërkojnë zbritje nga baza tatimore. Projektligji për “tatimin......

“Të krijohet enti rregullator i karburanteve” - Konfindustria: Operatorët të jenë pa të drejtë vote në bord!
Krijimi i entit rregullator të karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë është kërkesa që konfidustria i......

Qëndrimi i Erdogan për zgjerimin e NATO-s / Presidenti thotë se pse Turqia po bllokon Suedinë dhe Finlandën që të anëtarësohen
The Economist ka publikuar një shkrim ku Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpjegon pse vendi i tij po bllokon Suedinë dhe Finlandën që të bashkohen......