Italia firmos me Katarin dhe Algjerinë - Vendi synon të shkëputet nga gazi rus dhe të sigurojë rezerva për dimrin
Italia nënshkroi një marrëveshje me QatarEnergy për zgjerimin e projektit “North Field East”, që do të rriste eksportet e gazit të lëngshëm nga 77 milion në 110 milion ton në vit. Marrëveshja do të zgjasë 27 vjet. Ndërkohë vijon reduktimi i volumit të gazit që vjen nga Moska. Brenda kësaj jave Italia do të vendosë nëse do të kalohet në gjendjen e alarmit për sa i përket krizës kombëtare të gazit. Objektivi është që vjeshta të mos e gjejë vendin me pak rezerva.
Të enjten e kaluar kolosi energjitik rus deklaroi se do i dërgonte Italisë 65% të volumit të kërkuar. Kompania italiane energjitike, Eni, konfirmoi se të premten volumi u ul në 50% dhe kjo situatë do të vazhdojë në rënie. Për t’i dhënë fund varësisë nga gazi rus, ENI nënshkroi një marrëveshje të re jo vetëm me Katarin por dhe me Algjerinë ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar tek magazinimin i gazit në pritje të dimrit.
Me një investim prej 28.75 miliard dollarësh projekti do të hyjë në fazë prodhimi brenda vitit 2025. Bëhet fjalë për një lëvizje strategjike sipas Romës, pasi prania italiane në Lindjen e Mesme do të përforcohet duke siguruar qasje për një prodhues global gazi të lëngshëm. Si dhe vendit me rezerva gazi natyror ndër më të mëdhatë në botë.
Përpjekjet e të gjithëve – siç dëshmon marrëveshja me Katarin – janë fokusuar në një qëllim: më shumë gaz nga vende të tjera përveç Rusisë, kryesisht duke e marrë nga Algjeria.
Qëllimi është gjithmonë të sigurohet volum i mjaftueshëm në pritje të vjeshtës dhe dimrit, të paktën deri në 70-80% brenda tetorit. Megjithëse Italisë i mungojnë aktualisht rreth 30 milionë metra kub gaz rus në ditë, është e mundur të arrihet një furnizim prej pak më pak se 200 milionë metra kub, duke tejkaluar kërkesën prej 150-160 milionë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=9AxRfPlSDvw
Sondazh

Kriza për furnizimin me grurë - Pasoja të konsiderueshme në të gjithë botën
Lufta në Ukrainë vazhdon, por banorët e fshatrave pranë linjës së frontit në lindje të Ukrainës, nuk i braktisin fushat e tyre me grurë, pavarësisht rrezikut......

Linjat ajrore do humbasin më pak nga sa pritej - Por, fitimet nga udhëtimet ajrore do të regjistrohen vetëm në vitin 2023
Rikthimi i vrullshëm i udhëtime ajrore pas pandemisë së Covid 19, do t'i lejojë linjat ajrore globale të zvogëlojnë humbjet këtë vit dhe ndoshta të kthejnë......

Planet për nxjerrjen e gazit në Adriatik - Italia bllokon shpimet ndërsa Kroacia “sulmon” rezervat
Kriza energjetike dhe domosdoshmëria për t’u shkëputur nga furnizimet ruse detyrojnë vendet europiane që të kërkojnë zgjidhje për të gjetur burime të reje......

“Ngërçi” i borxheve të grumbulluesve shqiptarë - Propozimi: Kamatëvonesë për ata që nuk paguajnë fermerët e blegtorët!
Nëse grumbulluesi apo përpunuesi i prodhimeve bujqësore do t’ua vonojë pagesën fermerëve e blegtorëve, këta të fundit mund të aplikojnë kamatë vonesën në......

Të punësuarit, zbritje tatimi për shpenzimet e fëmijëve - Cilat janë kriteret e përfitimit për individët që tatohen mbi të ardhurat personale
Individët që paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga punësimi dhe biznesi, kanë mundësi të kërkojnë zbritje nga baza tatimore. Projektligji për “tatimin......

“Të krijohet enti rregullator i karburanteve” - Konfindustria: Operatorët të jenë pa të drejtë vote në bord!
Krijimi i entit rregullator të karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë është kërkesa që konfidustria i......

Qëndrimi i Erdogan për zgjerimin e NATO-s / Presidenti thotë se pse Turqia po bllokon Suedinë dhe Finlandën që të anëtarësohen
The Economist ka publikuar një shkrim ku Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpjegon pse vendi i tij po bllokon Suedinë dhe Finlandën që të bashkohen......

Krahasimi i Shqipërisë me rajonin: Jemi të parët për varfërinë. Po për PBB, papunësinë, mbështetjen sociale, inflacionin?!
Shqipëria renditet e 5-ta për normën e papunësisë në rajon, e 3-ta për normën e PBB për frymë, e 1-a për normën e varfërisë në rajon, e 4-ta për mbështetjen......