Deklarata e fortë e Christine Lagarde - “Rivaliteti SHBA-Kinë do të sjellë varfëri të madhe”

Christine Lagarde, paralajmëroi se presioni mbi të gjitha vendet e botës për të zgjedhur nëse do të jenë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo kundër tyre në anën e Kinës do të rezultojë në më pak rritje ekonomike dhe më shumë varfëri.
Një situatë e tillë duhet shmangur me “të gjitha mjetet” sipas presidentes sëë Bankës Qendrore Europiane. E ftuar për të komentuar mbi presionin në rritje që ka Europa për t'u lidhur ekonomikisht me SHBA ose Kinën dhe për të dhënë mendimin e saj nëse SHBA po humbet hegjemoninë e saj globale, Christine Lagarde u përgjigj shumë prerë. Ajo tha se një botë e ndarë në dy pole do të çojë në një rritje ekonomike më të ulët, më pak prosperitet në mbarë botën dhe më shumë varfëri kudo. Presidentja e BQE-së u shpreh se kjo është diçka që duhet shmangur me çdo kusht, duke pranuar se “ka një konkurrencë të qartë mes këtyre ekonomive të mëdha”.
Duke u mbështetur në përvojën e saj në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar nga viti 2011 deri në 2019, Christine Lagarde tha se shpresonte që SHBA dhe Kina të mund të angazhoheshin në një dialog të ndërsjellë, duke paralajmëruar të dyja fuqitë se tregtia nuk duhet të krijojë terren për konflikte gjeopolitike.
Ajo theksoi se të gjitha këto marrëdhënie, qofshin ato tregti apo politikë, zhvillim ekonomik apo stabilitet financiar, janë rrugë të dyanshme. Për këtë arsye askush nuk mund ta injorojë tjetrin dhe tregtia nuk duhet të jetë konfrontuese duke shtuar se konflikti nuk është i pashmangshëm.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Parisi, qyteti me rrezikun më të madh të vdekshmërisë - Shkak temperaturat e larta dhe pasojat tek personat mbi 85 vjeç
Parisi është qyteti në Europë që ka rrezikun më të lartë të vdekshmërisë nga i nxehti. Ky fakt rezulton nga një studim i kryer nga revista shkencore “The Lance......

Marrëveshje për prodhimin e gjysmëpërçuesve - BE synon reduktimin e varësisë nga furnizuesit aziatikë
Arrihet marrëveshja në Parlamentin Europian për rritjen e prodhimit të gjysmëpërçuesve, thelbësorë për shumë industri strategjike si mjetet e transportit,......

Fëmijët dhe familjet e varfëra në Europë - Ndihma e diferencuar e qeverive të ndryshme
Çdo vend ka rregullat e tij. Në Bashkimin Europian familjet mbështeten nga qeveritë në mënyra të ndryshme: me lehtësime të ndryshme taksash, pagesa të......

Investitorët, apel të rinjve - Zgjidhni një karrierë në teknologji, jo në financë!
Për të rriturit e ardhshëm, sektori i teknologjisë ofron ende mundësitë më të mira – sipas një hulumtimi, pavarësisht “tsunamit” të fundit të pushimeve nga......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Në fokus të tregjeve, të ardhurat tremujore të kompanive
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, për shkak se fitimet tremujore të korporatave kanë rezultuar mbi parashikimet e analistëve.......

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Rezerva Federale pritet të rrisë normën e interesit me 25 pikë bazë
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë tregtisë amerikane dollari gjeti një mbështetje nga fitimet tremujore të......

Nafta zbret pranë 82 USD për fuçi - Ndikohet nga ngadalësimi i kërkesës në SHBA dhe Kinë
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak se të dhënat e fundit ekonomike për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë bindëse për të......

Rënie e fortë e valutave kryesore – Vetëm Franga zvicerane fiton pikë!
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të konsiderueshme duke u dobësuar sërish në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë mëngjes me 101.7......