Çmimi i naftës bie me 1 dollar - Shkak, monedha më e fortë amerikane dhe rritja e infektimeve me Covid në Kinë

Çmimet e naftës pësuan ulje, si pasojë e një dollari më të fortë, ndërsa rastet në rritje me infektime me Covid në Kinë, shuan shpresat për një rihapje të shpejtë të ekonomisë për importuesin më të madh në botë të naftës së papërpunuar
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërnuar Brent ranë me 1.01 dollarë ose 1.1%, në 94.98 dollarë për fuçi, ndërsa ato të Teksasit Perëndimor me 1.11 dollarë, në 87.85 dollarë për fuçi.
Sipas ekspertëve forca e dollarit amerikan duket se po rëndon mbi naftën dhe tek një spektër i gjerë mallrash njëkohësisht.
Çmimet e mallrave pësuan rritje pak ditë më parë, pasi komisioni kombëtar i shëndetit në Kinë përditësoi masat për parandalimin dhe mbajtjen nën kontroll të Covid, për të shkurtuar kohën e karantinës për kontaktet e ngushta të rasteve dhe udhëtarëve që hyjnë në vend.
Por rastet me Covid 19, pësuan rritje në Kinë gjatë fundjavës, me Pekinin dhe qytetet e tjera të madha që raportuan shifra rekord infektimesh të reja.
Kërkesa e Kinës për naftë nga eksportuesi kryesor, Arabia Saudite, mbeti gjithashtu e dobët, me disa rafineri që kërkuan më pak naftë të papërpunuar në muajin dhjetor.
Nga ana e saj sekretarja amerikane e thesarit Janet Yellen u shpreh se India mund të vazhdojë të blejë sa më shumë naftë ruse që dëshiron, pavarësisht kufirin e cmimit të vendosur nga G7, vetëm në momentin që largohet nga siguria, fimamcimi dhe shërbimet detare perëndimore.
Fed mund të marrë në konsideratë ngadalësimin e ritmit të rritjes së normës të interesit në mbledhjen e rradhës, por kjo gjë nuk duhet parë si një zbutje në përpjekjet për uljen e inflacionit.
SCAN
Sondazh

Morgan Stanley: SHBA i largohet recesionit në 2023 - Ndërsa, Europës do të t’i duhet më shumë kohë dhe sakrifica
Britania dhe ekonomitë e eurozonës kanë të ngjarë të futen në recesion vitin e ardhshëm sipas parashikimeve të bankës amerikane Morgan Stanley, por Shtetet e......

“Pesha” në rritje e tregtisë Shqipëri-Maqedoni e Veriut - Tendencë rritëse e 5 viteve të fundit. Renditja në “Top 10”
Maqedonia e Veriut përbën një partner të rëndëisshëm tregtar për Shqipërinë. Nëse analizojmë shifrat e importeve dhe eksporteve të 5 viteve të fundit, rezulton......

Remitancat në Kosovë, 14,9% e PBB - Në fund të gjysmës së parë të vitit arritën në 314,11 milionë euro
Remitancat përbëjnë një ndër financuesit kryesor të konsumit në Kosovë. Sipas publikimit më të fundit të Bankës Qendrore të vendit, në fund të muajit qershor......

Italia, stimuj për ata që “shtyjnë” daljen në pension - Punonjësit që vendosin të qëndrojnë në punë do të shpërblehen me 10% rritje page
Pas dritës jeshile nga ana e qeverisë italiane për dekretin e katërt në mbështetje të familjeve dhe sipërmarrjeve të prekura nga rritja e cmimit të energjisë,......

“Perspektiva ekonomike globale, më e zymtë” - FMN paralajmëron rreziqe të shumta përtej parashikimeve të mëparshme
Perspektiva ekonomike globale është dhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili përmendi një përkeqësim......

Jeff Bezos dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij - Pasuria prej 124 miliardë dollarësh në mbështetje të humanizmit dhe klimës
Jeff Bezos deklaron se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi dhe për luftën ndaj ndryshimeve......

“TEDA Kashar” kalon në qeveri - 35 hektarë për 35 vite në Zonën e Lirë Ekonomike në Tiranë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA), Tiranë, të një territori me sipërfaqe 35 hektarë......

Koncesioni për Kashar-Lekaj, 320 milionë euro - Konsorciumi i 8 kompanive shpallet fitues, vlera 155 milionë euro më e ulët se parashikimi i MIE
Bashkimi i përkohshëm i 8 kompanive është shpallur fitues i koncesionit, për ndërtimin e segmentit Kashar - Lekaj, pjesë e aksit rrugor Milot – Fier. Oferta e......