Bursa energjisë, listohen 3 anëtarët e parë - Bëhen pjesë kompanitë publike, nisja e funksionimit ende e pacaktuar

Kompanitë publike të energjisë janë anëtarët e parë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike. ALPEX ka njoftuar se Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Furnizuesi i Tregut të Lirë, që janë 2 kompani të OSHEE Group, si dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit janë anëtarësuar përgjatë javës së fundit, duke nënshkruar Marrëveshjen e Antëarësimit për Tregun e Ditës në Avancë.
Ndërkaq, nga sektori privat, ende nuk ka kompani të antarësuara. Sipas rregullave të miratuara, për t’u pranuar në Bursë, aplikantët duhet të përfundojë me sukses të gjithë procesin, i cili përfshin tre faza individuale.
Faza e parë përfshin Vlerësimin e Aplikimit për Anëtarësim, ndërsa faza e dytë përgatitjen për aktivizimin e Anëtarit të Bursës në Sistemin e Tregtimit të Energjisë në Çast (ETSS), ku çdo anëtar i Bursës duhet të caktojë një numër të mjaftueshëm të Agjentëve Tregtarë të tij sipas nevojave, të cilët do të ndjekin trajnimet dhe do të zhvillojnë provimin për të aplikuar më pas për marrjen e Certifikatës së Agjentit Tregtar.
Ndërkaq, faza e tretë parashikon aktivizimin e anëtarit të Bursës, ku gjithashtu do të duhet të plotësohen disa dokumente. Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike do të duhej të kishte nisur funksionimin prej kohësh, por deri më tani nuk është kryer asnjë transaksion.
Afatet janë shtyrë herë pas here, ndërsa sipas deklaratave të fundit nga përfaqësues të institucioneve, nisja e operimeve duhet të ndodhë brenda muajit qershor të këtij viti.
Funskionimi i bursës së energjisë pritet të sjellë një rritje të konkurrencës si dhe lehtësim të blerjes së energjisë, edhe pse së fundmi ekspertët kanë ngritur dyshime, duke qenë se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur garën për blerjen e energjisë për një peirudhë afatgjatë 3 dhe 5-vjeçare.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Ministrja Krifca takim me komisionerin e BE për IPARD III: Angazhim maksimal për përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ditën e sotme zhvilloi në takim në Bruksel me Komisionerin e Bashkimit Europian Z. Janusz......

Zhvillohet finalja kombëtare e Konkursit të Parasë 2023 - Brumbulli: Pjesëmarrje rekord 463 ekipe, edukimi financiar prioritet i Shoqatës së Bankave
926 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 89 shkolla nga i gjithë vendi janë bërë këtë të enjte pjesë e konkursit të pestë Europian të Parasë. Konkursi, ku......

“Shqipëria, përgjigje efektive ndaj krizës” - Guvernatori Sejko, në konferencën e Londrës: Monitorojmë ndërlikimet e mundshme
Shqipëria është përballuar me goditje të importuara nga Bashkimi Europian njësoj si vendet e rajonit dhe si një përgjigje efektive kemi kombinuar instrumentet......

9 bashki, “të mbytura” në borxhe - Vështirësi financiare, pr.ligji në Kuvend: T’i paguajnë nga fondet e trashëguara të 1 viti më parë
Bashkitë do të mund të përdorin fondet e trashëguara nga një vit më parë për shlyerjen e borxheve apo pagimin e nënhuave të papaguara në kohë”. Gjithçka......

“Bashkitë, brenda 2 vitesh zerojnë borxhet” - Brahimi: Formulë e re për shlyerjen, efekti nis nga 2024-ta
Të gjitha bashkitë në vend që kanë detyrime të akumuluara, do të jenë të detyruara që brenda dy vitesh të shlyejnë të gjitha borxhet. Drejtori i Financave......

Bizneset, më të interesuar për tregjet e huaja - 63% e aplikantëve në shqipëri kërkojnë mbrojtje të markës ndërkombëtarisht
Bizneset në Shqipëri duket se janë më të interesuara për të shtrirë aktivitetin e tyre edhe jashtë kufijve. Nga të dhënat nga Drejtoria e Pronësisë......

“18 mijë dosjeve të pronarëve do u ulet kompensimi në 10%” - Vorpsi: Qeveria ka në plan të ulë faturën nga 100 Miliardë lekë, në 30 miliardë
Rreth 18 mijë dosje pronash për të cilat është marrë prej vitesh një vendim kthimi apo kompensimi, do të rishikohen në frymën e ndryshimeve të reja në ligjin e......

“Tatim zero për 17 mijë profesionistë të lirë” - Tabaku dorëzon në Kuvend amendamentin: Të mos diskriminohen shërbimet!
Ndërsa Kuvendi miratoi projektligjin për “Tatimin mbi të ardhurat” hartuar nga qeveria dhe që parashikon të fusë në skemën e taksimit profesionet e lira,......