Shqipëria Postuar më 2 Nëntor 2022, 17:08

BSH rrit sërish normat e interesit. Guvernatori Sejko: Goditja nga jashtë, më e dukshme!

Nga SCAN TV
BSH rrit sërish normat e interesit. Guvernatori Sejko: Goditja nga

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka rritur sërish normat e interesit, si përgjigje ndaj situatës së inflacionit në vend.

Norma bazë e interesit shkon në nivelin 2.75% nga 2.25% që ishte më parë.

Norma e interesit të depozitës njëditore rritet në nivelin 1.75% nga 1.25% ndërsa norma e interesit të kredisë njëditore rritet në nivelin 3.75% nga 3.25% që ishte më parë. Në fjalën para medias, Guvernatori tha se goditja nga jashtë në ekonominë shqiptare po bëhet më e dukshme dhe presionet inflacioniste po vijnë në rritje, e me një bazë në zgjerim.

Ky Raport konstaton se pasojat e goditjes së ofertës të huaj në ekonominë shqiptare po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Në veçanti, analiza e informacionit të disponuar sugjeron se presionet inflacioniste po vijnë në rritje dhe baza e tyre shfaqet në zgjerim. Ky gjykim bazohet në vijimin e pranisë së çmimeve të larta në tregjet botërore, kërkesën relativisht të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend, shfrytëzimin në rritje të kapaciteteve prodhuese, si dhe në rritjen e nivelit të pritur të inflacionit nga agjentët ekonomikë” deklaroi Guvernatori.

Projeksionet e skenarit bazë për dy vitet e ardhshme, sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe presionet inflacioniste do të vijnë në reduktim. Sipas Guvernatorit, inflacioni pritet të mbetet i lartë në tremujorin e katërt të vitit aktual, por të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024. Rritja ekonomike e vendit, sipas pritshmërive, do të vijojë rritjen edhe pse parashikohet një ngadalësim afatshkurtër.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat