Bien çmimet e energjisë në bursa - U tregtua edhe me 100.34 euro/mwh. KESH shpenzon 7.6 milionë euro

Java e fundit e tetorit u mbyll me çmime të ulta të energjisë në tregjet ndërkombëtare, duke vijuar tendencën në rënie të nisur që nga muaji shtator. Në bursën e Hungarisë, që shërben si referencë edhe për transaksionet në Shqipëri, enegjia u tregtua edhe me 100.34 euro/mwh, duke iu afruar nivelit të parakrizës.
Ndërkaq, përgjatë kësaj periudhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë një sasi prej 42 mijë Mwh, për t’u lëvruar gjatë muajit nëntor, ndërkohë që çmimi mesatar për energjinë e siguruar arrin në 181.81 euro/mwh, duke shpenzuar një total prej 7.6 mln euro.
Ngjashëm me procedura blerjesh të mëparshme, çmimi me të cilin blihet energjia nga KESH është më i lartë se në Bursën e Hungarisë, çka reflektohet në shpenzime më të larta nga paratë publike. Në datën 28 tetor, kur është kryer transaksioni çmimi mesatar në Bursën e Hungarisë ishte 136.49 euro/mwh apo 45 euro/mwh më lirë se çmimi i deklaruar nga KESH.
Ndërkaq, rënia e çmimeve në tregjet ndërkomëbatre ishte një nga argumentet e përdorur nga deputetja Jorida Tabaku në mbledhjen e fundit të Enti Rregullator të Energjisë, ku kërkohej mos aplikimi i skemës së tarifimit me fasha të energjisë. Sipas Tabakut ky duhet të një tregues, që duhet të merret parasysh për të mos shtrenjtuar konsumin e energjisë mbi 800 kwh, çka do të rëndonte xhepat e qytetarëve.
Gjithsesi, kërkesa e Tabakut u rrëzua, ndërkohë që qeveria duket se ka lënë të hapur mundësinë e mos rritjes së çmimit për muajin nëntor. Përmes një postimi në rrejtete sociale, ministrja e Infrastruktrës dhe Energjisë iu referua kursimit të energjisë, duke mos përjashtuar mundësinë e mos aplikimit të fashës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bursa e energjisë, dalin rregullat e operimit - Anëtarësimi, vetëm për të licencuarit nga ERE. Pritet përcaktimi i tarifave
Teksa pritet nisja e funskionimit, Bursa Shqiptare e Energjisë ka depozituar pranë Entit Rregullatr të Energjisë dokumentet, që rregullojnë veprimatrinë e saj,......

Shqiptarët po sigurojnë më shumë jetën e shëndetin: Janar-shtator 2022/ Rritet me 22.4% portofoli i jetës, arrin në total në 12 milionë dollarë
Duket se Pandemia Covid 19, e cila vijon të qarkullojë ende mes popullatës, ka nxitur shqiptarët marrin masa për të siguruar jetën e shëndetin. Autoriteti i......

Nuk “ndalen” bonot e thesarit, nëntori nis me tjetër rritje - Letrat me vlerë me afat maturimi 12-mujor, interes 5.74% në ankandin e kësaj jave
Interesat e bonove të thesarit kanë vijuar trendin e fortë rritës edhe për nëntorin. Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit me afat maturimi një vjeçar u......

Duhanpirja rrezikon varfërimin ekstrem të 13 mijë familjeve - Studimi, Imami: Të rritet akciza për duhanin si masë dekurajuese
Afro 13 mijë familje në vend me 60 mijë anëtarë rrezikojnë të bien nën nivelin e varfërisë për shkak të kostove që kanë nga konsumi i duhanit. Studimi është......

Bastet “nxehin” ekonominë - Tabaku: I mbyllët vetëm për të “kapur” tregun
Rihapja e basteve sportive ka ngjallur reagime të ashpra në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2023. Ministrja e......

Përdoruesit e Twitter do paguajnë për profilet e tyre - Vendimi i marrë nga Elon Musk hyn në fuqi më 7 nëntor
Shumë risi, dhe aspak të pëlqyeshme për përdoruesit, pas blerjes së Twitter nga Elon Musk. Përvec pushimit nga puna të 25% të nënpunsve, manjati i rrjeteve......

“Çmimi i gazit natyror do të ulet me 30%” - Parashikimet e Goldman Sachs për tre muajt e parë të vitit 2023
Goldman Sachs parashikon që çmimet europiane të gazit natyror do të bien me rreth 30% në muajt e ardhshëm, ndërsa kombet fitojnë një avantazh të përkohshëm për......

Niveli i ulët i ujit në Danub - Dëme për ekonomitë e vendeve që lidhen me Europën Qendrore
Thatësira më e rëndë që ka prekur Danubin, duke krijuar situatën më të rëndë të shekujve të fundit, ka shkaktuar dëme të rënda për vendet ekonomitë e të cilave......