Nuk “ndalen” bonot e thesarit, nëntori nis me tjetër rritje - Letrat me vlerë me afat maturimi 12-mujor, interes 5.74% në ankandin e kësaj jave

Interesat e bonove të thesarit kanë vijuar trendin e fortë rritës edhe për nëntorin. Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit me afat maturimi një vjeçar u shitën me një normë mesatare interesi prej 5.74%, me rritje prej thuasje 0.5 pikë përqindjeje nga ankandi i fundit i tetorit.
Që nga vera e këtij viti, norma e fitimit që përbëjnë letrat me vlerë për investitorët është dyfishuar. Kujtojmë që në verën e këtij viti bonot e thesarit me maturim 1 vjeçar shiteshin me normën mesatare të ponderuar 2.84%, ndërkohë që praktikisht yeldet janë rritur me më shumë se dyfish.
Gjithsesi investitorët nuk kanë pranuar gjithë shumën e emetuar nga qeveria për instrumentin me maturim 12 mujor. Sipas rezultateve të ankandit të shpallura nga Ministria e Financave, Qeveria ka kërkuar shumën totale prej 12.6 miliardë lekësh, afërsisht 126 milionë dollarë, nga e cila është pranuar prej investitorëve shuma totale prej 11.9 miliardë lekësh, diçka më pak se 120 milionë dollarë.
Rritjet e njëpasnjëshme të yieldeve të bonove të thesarit ishte e pritshme pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për rritjen e radhës së normës bazë të interesit, e cila aktualisht është në vlerën 2.25%. Faktori tjetër pas rritjes së Yieldeve në këto vlera është kërkesa e lartë e Qeverisë për borxh të brendshëm. Përgjatë gjithë këtij viti Qeveria Shqiptare ka ulur ekspozimin ndaj monedhës së përbashkët evropiane duke ju drejtuar tregut të brendshëm për të marrë borxh.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Duhanpirja rrezikon varfërimin ekstrem të 13 mijë familjeve - Studimi, Imami: Të rritet akciza për duhanin si masë dekurajuese
Afro 13 mijë familje në vend me 60 mijë anëtarë rrezikojnë të bien nën nivelin e varfërisë për shkak të kostove që kanë nga konsumi i duhanit. Studimi është......

Bastet “nxehin” ekonominë - Tabaku: I mbyllët vetëm për të “kapur” tregun
Rihapja e basteve sportive ka ngjallur reagime të ashpra në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2023. Ministrja e......

Përdoruesit e Twitter do paguajnë për profilet e tyre - Vendimi i marrë nga Elon Musk hyn në fuqi më 7 nëntor
Shumë risi, dhe aspak të pëlqyeshme për përdoruesit, pas blerjes së Twitter nga Elon Musk. Përvec pushimit nga puna të 25% të nënpunsve, manjati i rrjeteve......

“Çmimi i gazit natyror do të ulet me 30%” - Parashikimet e Goldman Sachs për tre muajt e parë të vitit 2023
Goldman Sachs parashikon që çmimet europiane të gazit natyror do të bien me rreth 30% në muajt e ardhshëm, ndërsa kombet fitojnë një avantazh të përkohshëm për......

Niveli i ulët i ujit në Danub - Dëme për ekonomitë e vendeve që lidhen me Europën Qendrore
Thatësira më e rëndë që ka prekur Danubin, duke krijuar situatën më të rëndë të shekujve të fundit, ka shkaktuar dëme të rënda për vendet ekonomitë e të cilave......

Tirana akuzon Londrën për emigrantët e paligjshëm! - Burime qeveritare për The Guardian: Britania nuk dha informacion e nuk bashkëpunoi
Një dështim i ministrisë së Brendshme në dhënein e informacionit qeverisë shqiptare për sa i përket itinerarit të personave që mbërrijnë ilegalisht në......

Bankat qendrore në “gjueti” për arin - Blerjet rekord rrisin kërkesën globale
Bankat qendrore blenë një rekord prej 399 ton ar me vlerë rreth 20 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2022, duke kontribuar në rritjen e kërkesës......

Aramco, 42.5 miliard USD për qytetin e së ardhmes - Financimi, për të ndërtuar qytetin më të jetueshëm në botë
Gjigandi i naftës Saudi Aramco, prodhuesi më i madh në botë, konfirmoi të ardhuea prej 42.4 miliard dollarësh për tremujorin e dytë të vitit 2022, një rritje......