Shqipëria Postuar më 2 Nëntor 2022, 14:55

Duhanpirja rrezikon varfërimin ekstrem të 13 mijë familjeve - Studimi, Imami: Të rritet akciza për duhanin si masë dekurajuese

Nga SCAN TV
Duhanpirja rrezikon varfërimin ekstrem të 13 mijë familjeve -

Afro 13 mijë familje në vend me 60 mijë anëtarë rrezikojnë të bien nën nivelin e varfërisë për shkak të kostove që kanë nga konsumi i duhanit. Studimi është bërë nga qendra Partnerë në Zgjidhje dhe Zhvillim (DSA) dhe analizon kostot indirekte që lidhen me shpenzimet për sëmundje të shkaktuara nga duhanpirja si dhe kostot direkte.

Për këtë aryse, rekomandohet një rritje e ndjeshme e akzizës së duhanit në vend me qëllim dekurajimin e duhanpirjes, por edhe monitorim i efekteve të kësaj rritje.

Studimi u prezantua në konferencën me temë “Pse ulja e duhanpirjes është e rëndësishme për një shoqëri me mirëqenie ekonomike dhe shëndetësore”, pjesë e së cilës ishin një sërë aktorësh në vend, të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat