Bota Postuar më 2 Nëntor 2022, 14:17

Aramco, 42.5 miliard USD për qytetin e së ardhmes - Financimi, për të ndërtuar qytetin më të jetueshëm në botë

Nga SCAN TV
Aramco, 42.5 miliard USD për qytetin e së ardhmes - Financimi,

Gjigandi i naftës Saudi Aramco, prodhuesi më i madh në botë, konfirmoi të ardhuea prej 42.4 miliard dollarësh për tremujorin e dytë të vitit 2022, një rritje orej 39% e mbështetur nga cmimet globale më të larta të energjisë që kanë mbushur arkën e mbretërisë saudite, por që kanë kontribuar në rritjen e inflacionit në botë.

Fitimet e kompanisë së naftës do të ndihmojnë në financimin e planeve të princit trashëgimtar Mohamed bin Salman, për krijimin e Neom, qyteti i së ardhmes, aty ku do të jetohet më mirë se në cdo vend tjetër në planet. Në bregun e detit të kuq, e që duhet të përfundojë brenda vitit 2025.

Në një njoftim për investuesit, “Saudi Arabian Oil Co.”, pjesa më e madhe e së cilës i takon shtetit, deklaroi se një fuci është shitur me 101.70 dollarë në tremujorin e tretë. Një rritje në krahasim me 72.80 dollarë në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ky është fitimi i dytë më i madh tremujor në historinë e Aramco, pas rezultatit të tremujorit të dytë të këtij viti, që shënoi një fitim rekord prej 48.4 miliard dollarësh.

Sipas kompanisë, në një kohë që cmimet globale të naftës janë rritur këtë periudhë si pasojë e pasigurisë së vazhdueshme ekonomike, vizioni afatgjatë i komapnisë ka të bëjë me një kërkesë për naftë që vazhdon të rritet dhe për dekadën e ardhshme. Kjo si pasojë e nevojës botërore për energji më të leverdisshme dhe të besueshme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat