Tirana akuzon Londrën për emigrantët e paligjshëm! - Burime qeveritare për The Guardian: Britania nuk dha informacion e nuk bashkëpunoi

Një dështim i ministrisë së Brendshme në dhënein e informacionit qeverisë shqiptare për sa i përket itinerarit të personave që mbërrijnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, është arsyeja kryesore e pamundësisë për të bllokuar kalimin e emigrantëve në kanalin e Lë Mansh.
Burime të qeverisë shqiptare, sipas britanikes The Guardian, thonë se janë përpjekur disa herë për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtojnë me barka të vogla, por pa rezultat. Një situatë që ka lënë qeverinë shqiptare në errësirë të plotë. Një arsye e mundshme për mospërcjelljen e informacionit nga Ministria e Brendshme e Britanisë, është formulimi i një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2021 për dëbimet e përshpejtuara të personave, të cilët hyjnë ilegalisht në vend.
Marrëveshja ndalon dhënien e informacionit "nëse shkëmbimi, përdorimi ose zbulimi i mëtejshëm" mund të nënkuptojë se u është dhënë atyre nga të cilët njerëzit kërkojnë strehim. “Ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar”, tha një burim në qeverinë shqiptare për The Guardian. “E vetmja gjë që kemi kërkuar nga miqtë tanë britanikë është të na japin disa informacione për 140.000 shqiptarët që jetojnë në Britani. Vetëm Britania ka informacion mbi rrugët me anë të të cilave ata mbërrijnë atje”, shtoi burimi
Më shumë se 38.000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me barka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12.000 raportohen shqiptarë, krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020-ën.
Burimet e qeverisë shqiptare shprehën zhgënjim për mungesën e një bashkëpunimi efektiv, nisur nga shqetësimet për këtë çështje në qeverinë britanike.
Tirana ka siguruar oficerët e Forcave Kufitare për të operuar në Dover, siç kërkohet nga Ministria e Brendshme dhe zyrtarët kanë kontrolluar ata që po fluturonin jashtë Shqipërisë.
Burimi tha, megjithatë, se rrugë të shumta po përdoreshin nga shqiptarët, duke përfshirë vajtjen në Kosovë për të marrë një autobus në Gjermani dhe një tren për në Francë. "Ata nuk bëjnë asgjë të paligjshme derisa hipin në barkat e vogla," tha burimi.
Më tej besohet se shumë nga shqiptarët nuk kishin jetuar në Shqipëri, por gjetkë në Europë. Qeveria shqiptare nuk ka parë një rritje të nisjeve nga vendi që të korrespondojë me rritjen e numrit e atyre që kalojnë Kanalin.
Megjithatë, zhgënjimi kryesor në Tiranë është dështimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të zbatuar një marrëveshje për dëbimet e shpejta të atyre shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në vend nëpërmjet një vendi të tretë të sigurt.
SCAN
Sondazh

Bankat qendrore në “gjueti” për arin - Blerjet rekord rrisin kërkesën globale
Bankat qendrore blenë një rekord prej 399 ton ar me vlerë rreth 20 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2022, duke kontribuar në rritjen e kërkesës......

Aramco, 42.5 miliard USD për qytetin e së ardhmes - Financimi, për të ndërtuar qytetin më të jetueshëm në botë
Gjigandi i naftës Saudi Aramco, prodhuesi më i madh në botë, konfirmoi të ardhuea prej 42.4 miliard dollarësh për tremujorin e dytë të vitit 2022, një rritje......

Kriza energjetike shkatërron fuqinë industriale të Europës - Shumë kompani që janë mbyllur rrezikojnë të mos hapen më
Europa ka nevojë për kompanitë e saj industriale për të kursyer energjinë mes kostove në rritje dhe furnizimeve në tkurrje, dhe ato po e japin ndihmën e tyre:......

Si po financon Rusia luftën në Ukrainë? - Skenarët aktualë dhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm
Vëllimi tregtar i Rusisë është rritur këtë vit, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura ndaj Moskës pas pushtimit rus. Shumë vende u zotuan......

"Unemployment and wages are emptying Albania" - Ibrahimaj: Guarantee scheme for the young generation
Opposition parties have asked the government for more concrete and serious policies related to employment and professional education to prevent the......

Rusia rifillon pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e eksportit të grurit në Ukrainë – Konfirmon garancinë nga Kievi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se rreth 40% e të gjithë infrastrukturës energjetike të vendit të tij është dëmtuar seriozisht nga sulmet ruse......

Ndihmë prej 13 miliardë dollarë për të ndihmuar familjet me faturat e energjisë - Administrata Biden do të ndihmojë deri në 1.6 milion shtëpi
Administrata Biden po ofron mbi 13 miliardë dollarë ndihmë për të ndihmuar amerikanët me të ardhura të ulëta dhe të moderuara të ulin kostot e tyre të......

Banka e Anglisë vendos rritjen më të madhe të normës në 33 vjet – Çfarë presin ekonomistët?!
Tregu pret që Banka e Anglisë të rrisë normat e interesit me 75 pikë bazë të enjten, rritja e saj më e madhe që nga viti 1989, por ekonomistët besojnë se......