Bursa e energjisë, dalin rregullat e operimit - Anëtarësimi, vetëm për të licencuarit nga ERE. Pritet përcaktimi i tarifave

Teksa pritet nisja e funskionimit, Bursa Shqiptare e Energjisë ka depozituar pranë Entit Rregullatr të Energjisë dokumentet, që rregullojnë veprimatrinë e saj, duke i hapur rrugë tregtimit të energjisë përmes këtij instrumenti.
Këtu përfshihen procedura e klerimit dhe shlyerjes, procedura e tregtimit si dhe rregullat, mbi bazën e të cilëve do të funksionojë Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike. Këto të fundit specifikojnë ndër të tjra hapat dhe kushtet që duhet të plotësojnë anëtarët e tregut për t’u listuar në bursë e për të kryer transaksione përmes saj.
Sipas dokumentit, anëtarë të bursës mund të jenë subjektet juridike që disponojnë të gjitha autorizimet dhe licencat përkatëse (ose janë përjashtuar nga detyrimi për të pasur një licencë të tillë) për tregtimin e energjisë elektrike.
Këtu përfshihen Prodhuesit. Furnizuesit, Tregtarët, Klientët, mbajtës të një Licence për Konsum vetjak (nëse do të jetë rasti), Operatorët e Sistemit të Transmetimit. Operatorët e Sistemit të Shpërndarjes, Furnizuesi i Shërbimit Universal, si dhe Operatori i Energjisë së Rinovueshme. Për t’u anëtarësuar duhet të depozitohet aplikimi së bashku me dokumentet mbështeëse, ndërkohë që çdo pjesëmarrës do të duhet të pagujanë një tarifë, vlera e së cilës nuk është përcaktuar ende.
Në fund të muajit shtator, pas një sërë shtyrjesh, Enti Rregullator i Energjisë licencoi Bursën, në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike. Licenca do të ketë një kohëzgjatje 5-vjeçare, ndërkohë që parashikimet janë që nisja e operimeve të jetë këtë muaj për tregun e ditës në avancë, ndërkohë që në muajin janar 2023 parashikohet të nisë tregtimi për tregun e Kosovës dhe bashkimi i të dy tregjeve Shqipëri - Kosovë. Gjithsesi, deri më tani nuk është njoftuar data konkrete, për nisjen e transaksioneve.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Shqiptarët po sigurojnë më shumë jetën e shëndetin: Janar-shtator 2022/ Rritet me 22.4% portofoli i jetës, arrin në total në 12 milionë dollarë
Duket se Pandemia Covid 19, e cila vijon të qarkullojë ende mes popullatës, ka nxitur shqiptarët marrin masa për të siguruar jetën e shëndetin. Autoriteti i......

Nuk “ndalen” bonot e thesarit, nëntori nis me tjetër rritje - Letrat me vlerë me afat maturimi 12-mujor, interes 5.74% në ankandin e kësaj jave
Interesat e bonove të thesarit kanë vijuar trendin e fortë rritës edhe për nëntorin. Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit me afat maturimi një vjeçar u......

Duhanpirja rrezikon varfërimin ekstrem të 13 mijë familjeve - Studimi, Imami: Të rritet akciza për duhanin si masë dekurajuese
Afro 13 mijë familje në vend me 60 mijë anëtarë rrezikojnë të bien nën nivelin e varfërisë për shkak të kostove që kanë nga konsumi i duhanit. Studimi është......

Bastet “nxehin” ekonominë - Tabaku: I mbyllët vetëm për të “kapur” tregun
Rihapja e basteve sportive ka ngjallur reagime të ashpra në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2023. Ministrja e......

Përdoruesit e Twitter do paguajnë për profilet e tyre - Vendimi i marrë nga Elon Musk hyn në fuqi më 7 nëntor
Shumë risi, dhe aspak të pëlqyeshme për përdoruesit, pas blerjes së Twitter nga Elon Musk. Përvec pushimit nga puna të 25% të nënpunsve, manjati i rrjeteve......

“Çmimi i gazit natyror do të ulet me 30%” - Parashikimet e Goldman Sachs për tre muajt e parë të vitit 2023
Goldman Sachs parashikon që çmimet europiane të gazit natyror do të bien me rreth 30% në muajt e ardhshëm, ndërsa kombet fitojnë një avantazh të përkohshëm për......

Niveli i ulët i ujit në Danub - Dëme për ekonomitë e vendeve që lidhen me Europën Qendrore
Thatësira më e rëndë që ka prekur Danubin, duke krijuar situatën më të rëndë të shekujve të fundit, ka shkaktuar dëme të rënda për vendet ekonomitë e të cilave......

Tirana akuzon Londrën për emigrantët e paligjshëm! - Burime qeveritare për The Guardian: Britania nuk dha informacion e nuk bashkëpunoi
Një dështim i ministrisë së Brendshme në dhënein e informacionit qeverisë shqiptare për sa i përket itinerarit të personave që mbërrijnë ilegalisht në......