Shqiptarët po sigurojnë më shumë jetën e shëndetin: Janar-shtator 2022/ Rritet me 22.4% portofoli i jetës, arrin në total në 12 milionë dollarë

Duket se Pandemia Covid 19, e cila vijon të qarkullojë ende mes popullatës, ka nxitur shqiptarët marrin masa për të siguruar jetën e shëndetin. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton rritje të fortë të portofoleve të sigurimit të shëndetit e veccanërisht atë të jetës. Aipas të dhënave të AMF, Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2022, arritën rreth 1,2 miliardë lekë, afërisht 12 milionë dollar, ose 22.41% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu, arkëtimet e kompanive nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shtator 2022, arritën në rreth 1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 17.42% në krahasim me periudhën janar-shtator 2021.
Kredia bankare gjithashtu është një factor tjetër që ndikon në volumin e sigurimeve të jetës, duke qenë se është një prej kushteve që duhet të plotësojnë kredimarrësit për miratimin e huave.
Ndërkohë që rritje krahasuar me një vit më parë ka shënuar gjithë tregu i sigurimeve. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2022 kapën vlerën 15,5 miliardë lekë, afërisht 150 milionë dollar, ose 9.46% më shumë se në janar-shtator 2021. Gjatë periudhës janar-shtator 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 981,393 me një rritje prej 15.49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.56% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-shtator 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,7 miliardë lekë, afërisht 47 milionë dollar, ose 7.70% më pak se në periudhën janar-shtator 2021.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Nuk “ndalen” bonot e thesarit, nëntori nis me tjetër rritje - Letrat me vlerë me afat maturimi 12-mujor, interes 5.74% në ankandin e kësaj jave
Interesat e bonove të thesarit kanë vijuar trendin e fortë rritës edhe për nëntorin. Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit me afat maturimi një vjeçar u......

Duhanpirja rrezikon varfërimin ekstrem të 13 mijë familjeve - Studimi, Imami: Të rritet akciza për duhanin si masë dekurajuese
Afro 13 mijë familje në vend me 60 mijë anëtarë rrezikojnë të bien nën nivelin e varfërisë për shkak të kostove që kanë nga konsumi i duhanit. Studimi është......

Bastet “nxehin” ekonominë - Tabaku: I mbyllët vetëm për të “kapur” tregun
Rihapja e basteve sportive ka ngjallur reagime të ashpra në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2023. Ministrja e......

Përdoruesit e Twitter do paguajnë për profilet e tyre - Vendimi i marrë nga Elon Musk hyn në fuqi më 7 nëntor
Shumë risi, dhe aspak të pëlqyeshme për përdoruesit, pas blerjes së Twitter nga Elon Musk. Përvec pushimit nga puna të 25% të nënpunsve, manjati i rrjeteve......

“Çmimi i gazit natyror do të ulet me 30%” - Parashikimet e Goldman Sachs për tre muajt e parë të vitit 2023
Goldman Sachs parashikon që çmimet europiane të gazit natyror do të bien me rreth 30% në muajt e ardhshëm, ndërsa kombet fitojnë një avantazh të përkohshëm për......

Niveli i ulët i ujit në Danub - Dëme për ekonomitë e vendeve që lidhen me Europën Qendrore
Thatësira më e rëndë që ka prekur Danubin, duke krijuar situatën më të rëndë të shekujve të fundit, ka shkaktuar dëme të rënda për vendet ekonomitë e të cilave......

Tirana akuzon Londrën për emigrantët e paligjshëm! - Burime qeveritare për The Guardian: Britania nuk dha informacion e nuk bashkëpunoi
Një dështim i ministrisë së Brendshme në dhënein e informacionit qeverisë shqiptare për sa i përket itinerarit të personave që mbërrijnë ilegalisht në......

Bankat qendrore në “gjueti” për arin - Blerjet rekord rrisin kërkesën globale
Bankat qendrore blenë një rekord prej 399 ton ar me vlerë rreth 20 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2022, duke kontribuar në rritjen e kërkesës......