Borxhi i jashtëm, mbi nivelin 10 miliardë euro - Zgjerimi, kryesisht nga emetimi i eurobondit 600 milionë euro në qershor të këtij

Borxhi i jashtëm ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë këtij viti, megjithëse i matur në raport me Produktin e Brendshëm Bruto rezulton në rënie. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë shënoi vlerën 10,182.6 milionë euro në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, me një rritje rreth 3.2%. Zgjerimi është kryesisht nga emetimi i Eurobondit prej 600 milionë eurosh në qershor të këtij viti.
Gjithësesi, borxhi vlerësohet në nivelin 52.4% të PBB-së në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Ky raport është rreth 7.9 pikë përqindjeje më i ulët krahasuar me një vit më parë. Rënia e tij pasqyron efektin nga rritja e PBB-së nominale. Në ndarjen sipas maturitetit, borxhi afatgjatë përbën rreth 90.8% të totalit, ndërsa borxhi afatshkurtër rreth 9.2%. Borxhi i jashtëm neto në raport me PBB-në vlerësohet në 4.7%, me një pakësim prej 5.3 pikë përqindjeje.
Në fund të gjysmës së parë të vitit 2023, 90.8% e borxhit të huaj vlerësohet të jetë borxh afatgjatë (përfshirë IHD-huatë ndërkompani) kryesisht në formën e huave. Borxhi afatshkurtër vlerësohet në rreth 9.2% ndaj totalit, i marrë kryesisht në formën e monedhave dhe depozitave nga sektori i korporatave depozituese (përjashtuar bankën qendrore).
Në ndarjen sipas instrumenteve të përdorura, peshën më të madhe ndaj stokut total të borxhit të jashtëm e zënë investimet në trajtën e huave, monedhadepozitave dhe kredive tregtare6, me rreth 65.1% ndaj totalit (34.0% ndaj PBB-së nominale). Ky raport është 4.0 pikë përqindje më i ulët krahasuar me një vit më parë. Brenda këtij zëri, peshën kryesore e zënë huatë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Marrëveshjet e ndaluara, Denar Biba: Do të hetojmë tenderat publikë - Në vitin 2024 pritet të ketë një amendim në Ligjin për Konkurencën
Autoriteti i Konkurencës kërkon të zgjerojë fushën e vet të veprimit duke marrë përsipër edhe hetimin e marrëveshjeve të ndaluara në garat për tenderat......

Çështja tatimore prej 870 milionë eurosh e Italisë kundër Metës shkon në shqyrtimin e BE-së!
Një pretendim tatimor italian ndaj Metës është përshkallëzuar në komisionin e TVSH-së të Komisionit Europian për vlerësim, thanë për Reuters tre burime me......

Ethereum performon më mirë se bitcoin - Ngjitet pranë 2,300 dollarëve, analistët presin nivele më të larta
Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, poshtë 44,000 dollarëve, ndërsa bie në sy rritja e ethereum me rreth 3% për shkak të një përditësimi,......

Bursat europiane vijojnë “qetësinë” - Investitorët presin “Rritjen e Santa Claus”, që ndodh çdo fundvit
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pavarësisht se indekset kryesore në Wall Street publikuan fitime të konsiderueshme të......

Dobësimi i dollarit mbështet metalet e çmuara - Ari ngjitet në 2,075 USD, prek nivelin më të lartë në 3 javë
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 3 javët e fundit, për shkak të dobësimi të dollarit amerikan.......

Dollari realizon humbje javore prej 0.8% - Prek nivelin më të ulët në katër muajt e fundit
Dollari po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur sërish nivelin më të ulët në 4 muajt e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi......

Nafta ngjitet drejt 80 USD - Angola largohet nga OPEC, zbeh efektin e sulmeve në Detin e Kuq
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa vazhdojnë tensionet në Lindjen e Mesme pas sulmeve të grupit Houthi ndaj anijeve të transportit në......

PBB ngjitet me 3.46% në tremujorin e tretë - “Administrata Publike” dhe "Real Estate" stimuluan rritjen ekonomike
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statatistikave”. Kjo......