PBB ngjitet me 3.46% në tremujorin e tretë - “Administrata Publike” dhe "Real Estate" stimuluan rritjen ekonomike

Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statatistikave”. Kjo rritje fiksohet në 3.46%, krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar
Ekonomia në vendin tonë përgjatë vitit 2023 pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë të saj. Sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statatistikave” në tremujorin e tretë të vitit aktual Produkti i Brendshëm Bruto ka shënuar rritje me 3.46% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Konsumi i popullatës u rrit gjithashtu me vetëm 2%, nga 4.18% që rritej në tremujorin e dytë të vitit.
Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023 "Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia" janë zërat që regjistrojnë kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 1.2 pikë përqindje dhe pas tyre renditen "Aktivitetet e pasurive të paluajtshme" me 0,68 pikë përqindje, dhe "Ndërtimi" me 0.45 pikë përqindje respektivisht. Po ashtu, kontributi ka qenë i konsiderueshëm edhe nga zërat si: “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 0.43 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me 0.26 pikë përqindje,“Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor" me 0.24 pikë përqindje dhe ”Arte, argëtim dhe çlodhje” me të njëjtën rritje. Ndërkohë, kontributi ka qenë minimal nga zëri “ Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit" me 0.09 pikë përqindje. Nga ana tjetër, negativisht kontriboi grupi i zërave: “Industri, Energji dhe Uji” me 0.34 pikë përqindje, “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me 0.17 pikë përqindje.
"Scan Intel" ka përpunuar dhe analizuar të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar degët kryesore të ekonomisë. Shifrat tregojnë se aktivitetet që paraqitën rritje ishin si më poshtë: Aktiviteti i Ndërtimit me rritje 4.72%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me 0.77%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8.97%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit u rrit me 4.50%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme me 12.20%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe shërbime administrative me 7.55%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq po ashtu me rritje prej 11.18%, rritje kjo e njëjtë në vlerë me grupin e aktiviteteve "Arte, argëtim dhe çlodhje". Nga ana tjetër, Aktiviteti i "Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit" shënoi rënie prej 0.50%. Po ashtu rënie pati edhe Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit me 2.89%.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rrit gradualisht pagën minimale për vizat familjare!
Qeveria britanike ka vendosur të rrisë gradualisht kërkesën për pagën minimale për vizat familjare, duke rrëzuar një vendim të diskutueshëm më parë. Qeveria......

Subvencioni për panelet e ngrohjes së ujit - Shteti paguan 70% të vlerës, ja kostot që duhet të paguhen nga familjet
Faza e dytë e programit të suybvencionimit të paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera shqiptare pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por sa do......

Banka e Bashkuar bëhet me kapital 100 % shqiptar - Aksionerët shqiptarë, mbi 35 % të aseteve në 5 banka
Kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig nga kjo javë është bërë aksionerja e vetme e Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, duke përfunduar një proces gradual......

Çfarë po e luhat kursin e këmbimit? - Xhepa: Ka ndryshuar struktura në bilancin e pagesave
Në mbyllje të vitit, kursi i këmbimit në vendin tonë vijon të ketë luhatje të vazhdueshme, ku sërish leku mbetet në “superfuqi” në raport me monedhën......

Gjysma e veterinerëve që diplomohen braktisin Shqipërinë - Resuli: Emigracioni infekton edhe këtë sektor, kërkohet ndërhyrje
Fenomeni i emigrimit të fuqisë punëtore ka prekur edhe mjekët veterinerë, ku gjysma e studentëve që diplomohen çdo vit braktisin Shqipërinë për të punuar në......

Shtohen centralet diellore në prodhim - Në 10 muaj u gjenerua 72 546 mWh, 1 % e energjisë totale vendase
Pesë centrale të prodhimit të energjisë nga dielli hynë në prodhim gjatë vitit 2023, duke rritur kapacitetet gjeneruese në vend. Sipas të dhënave nga Enti......

Një hap nga recesioni: Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar tkurret në tremujorin e tretë!
Të dhënat e rishikuara tregojnë se ekonomia britanike u tkurr 0.1% në tremujor në tre muajt deri në shtator 2023, pas stagnimit në tremujorin e mëparshëm,......

Pse është i rëndësishëm raporti i fundit i IEA-s për tregun europian të naftës?
Raporti i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për tregun e naftës përshkruan një pamje pozitive të kërkesës globale në vitin 2023, por vjen me......