Banka e Bashkuar bëhet me kapital 100 % shqiptar - Aksionerët shqiptarë, mbi 35 % të aseteve në 5 banka

Kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig nga kjo javë është bërë aksionerja e vetme e Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, duke përfunduar një proces gradual blerjeje të nisur që në vitin 2019. Më tërheqjen e Bankës Islamike për Zhvillim, kemi rritje të mëtejshme të peshës së bankave ma kapital shqiptar, të cilat zotërojnë aktualisht më shumë se 35% të tregut.
Kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig nga kjo javë është bërë aksionerja e vetme e Bankës së Bashkuar së Shqipërisë. Lajmi është bërë publik nga vetë Banka, e cila ka njoftuar se në këtë mënyrë kompania shqiptare e sigurimeve ka marrë nën kontroll kuotën e mbetur të aksioneve të Bankës Islamike për Zhvillim, duke e marrë në zotërim 100%. Bëhet fjalë për një proces blerjeje të nisur nga Eurosig që në vitin 2019, i përfunduar këtë javë, me daljen tërësisht nga investimi të Bankës Islamike për Zhvillim.
Eurosig hyri në UBA Bank në gusht të vitit 2019, duke blerë 9 % të aksioneve nga Banka Islamike për Zhvillim (IsDB),me çmimin e mbi 1 milion USD. Pjesa e mbetur e aksioneve të kapitalit zotërohej nga Ithmaar Bank nga Bahreini dhe disa aksionarë të vegjël individual, kryesisht nga Arabia Saudite. Deri në fund të vitit 2020 Eurosig zotëronte 21.02% të kapitalit të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke u bërë aksionari i dytë më i madh pas Bankës Islamike për Zhvillim,e cila kontrollonte 72.2% të kapitalit të bankës.
Në korrik 2021 Eurosig pagoi për blerjen e aksionvee shtesë të Uba Bank, bazuar në marrëveshjen e blerje aksione nga aksionari IsDB (Banka Islamike për Zhvillim). Pas kësaj blerje kapitali i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA) zotërohej me mbi 51% nga aksionarë vendas. Gjatë 6MI 2023 Eurosig kontribuoi me 5.33 miliard lekë në shtesën e kapitalit UBA si edhe gjatë muajit gusht 2023 me 2.1 miliard shtesë (afërisht 70 milionë euro), duke i paraqitur “Investimet në aksione” në 56 miliard lekë nga 48.67 miliard siç paraqiteshin më 31.12.2022.
Aktualisht, nën kontrollin e Bankës nga Arabia Saudite kishin mbetur 14.73% e aksioneve. Dalja e plotë nga investimi e Bankës Islamike pritet të sjellë ndryshime rrënjësore në mënyrën e operimit të saj, por edhe klientelës së targetuar. Në këta vite, Banka e Bashkuar e Shqipërisë e ka organizuar aktivitetin në përputhje me vlerat etike të Islamit.
Por ç’është më e rëndësishmja, blerja e 100% të kuotave të Bankës së Bashkuar, rrit më tej peshën e bankave me kapital shqiptar në vend. Aktualisht kemi 5 banka me kapital shqiptar në tregun tonë financiar; Banka Tirana sh.a, Banka Credins sh.a., Banka Union sh.a., Banka Amerikane e Investimeve; sh.a., dhe tashmë Banka e Bashkuar e Shqipërisë sh.a, e cila u vu nën kontrollin e aksionerit shqiptar që në vitin e shkuar me 51% të kuotave. Me transferimin e fundit të aksioneve, Këto banka zotërojnë rreth 35% të totalit të aktiveve të sektorit.
SCAN
Sondazh

Çfarë po e luhat kursin e këmbimit? - Xhepa: Ka ndryshuar struktura në bilancin e pagesave
Në mbyllje të vitit, kursi i këmbimit në vendin tonë vijon të ketë luhatje të vazhdueshme, ku sërish leku mbetet në “superfuqi” në raport me monedhën......

Gjysma e veterinerëve që diplomohen braktisin Shqipërinë - Resuli: Emigracioni infekton edhe këtë sektor, kërkohet ndërhyrje
Fenomeni i emigrimit të fuqisë punëtore ka prekur edhe mjekët veterinerë, ku gjysma e studentëve që diplomohen çdo vit braktisin Shqipërinë për të punuar në......

Shtohen centralet diellore në prodhim - Në 10 muaj u gjenerua 72 546 mWh, 1 % e energjisë totale vendase
Pesë centrale të prodhimit të energjisë nga dielli hynë në prodhim gjatë vitit 2023, duke rritur kapacitetet gjeneruese në vend. Sipas të dhënave nga Enti......

Një hap nga recesioni: Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar tkurret në tremujorin e tretë!
Të dhënat e rishikuara tregojnë se ekonomia britanike u tkurr 0.1% në tremujor në tre muajt deri në shtator 2023, pas stagnimit në tremujorin e mëparshëm,......

Pse është i rëndësishëm raporti i fundit i IEA-s për tregun europian të naftës?
Raporti i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për tregun e naftës përshkruan një pamje pozitive të kërkesës globale në vitin 2023, por vjen me......

Kadastra online, por dixhitalizimi i hartave s’përfundon para 2026 - Dokumenti për anëtarësimin: Digjitalizimi i të dhënave ligjore kërkon edhe dy vite
Ndërsa nga vera e këtij viti shërbimet kadastrale ofrohen vetëm online, është ende larg procesi i digjitalizimit të hartave dhe të dhënave ligjore të pronave.......

Turqia kursen 1.83 miliard dollarë me naftën ruse - Ankaraja rriti sasinë e importeve me çmime të reduktuara
Këtë vit, Turqia kurseu rreth 1.83 miliardë euro duke rritur importin e naftës ruse dhe derivateve të naftës me çmime të reduktuara. Turqia është bërë......

Drejtuesit e makinave Tesla më të prirur ndaj aksidenteve - Nga nëntori 2022 deri nëntorin e kaluar 24 aksidente për 1 mijë shoferë
Drejtuesit e Tesla-s janë përfshirë në më shumë aksidente trafiku në SHBA këtë vit sesa drejtuesit e çdo marke tjetër automjeti, sipas një studimi të ri nga......