Turqia kursen 1.83 miliard dollarë me naftën ruse - Ankaraja rriti sasinë e importeve me çmime të reduktuara

Këtë vit, Turqia kurseu rreth 1.83 miliardë euro duke rritur importin e naftës ruse dhe derivateve të naftës me çmime të reduktuara. Turqia është bërë importuesi më i madh i energjisë ruse në hemisferën perëndimore pasi vendet europiane ndaluan shumicën e importeve të naftës dhe gazit nga Rusia.
Turqia, e cila është bërë një nga blerësit më të mëdhenj të naftës ruse pas embargos së BE-së ndaj produkteve të papërpunuara dhe të rafinuara të Moskës, ka kursyer rreth 2 miliardë dollarë nga fatura e saj e importit të naftës deri më tani këtë vit, pasi ka rritur importet nga Rusia.
Turqia ka vazhduar të blejë naftë ruse dhe produkte të rafinuara të naftës. Zbritjet çmimeve në naftën ruse dhe afërsia e Turqisë me portet perëndimore të Rusisë kanë luajtur në avantazh të Ankarasë në vitin 2023, sipas llogaritjeve të Reuters bazuar në të dhënat nga LSEG.
Muajin e kaluar, dërgesat e naftës së papërpunuar ruse, Urals, në Turqi u rritën në një nivel rekord prej 400.000 fuçi në ditë, duke përbërë rreth 14% të të gjithë eksporteve ruse të naftës nga deti.
Importet e naftës ruse të Turqisë mund të rriten më tej pasi u shfaqën raporte në tetor se prodhuesi rus i naftës Lukoil kishte arritur një marrëveshje me kompaninë shtetërore të naftës azerbajxhanase SOCAR për të furnizuar rafinerinë e firmës azere në Turqi me naftë ruse.
Që nga ndalimi i BE-së për importin e naftës së papërpunuar ruse, Turqia ka qenë blerësi më i madh i produkteve të naftës ruse, duke blerë 24% të tyre, e ndjekur nga Kina, e cila ka blerë 12% të produkteve të naftës ruse të eksportuara. Turqia ka importuar gjithashtu 4% të naftës së papërpunuar të Rusisë që nga hyrja në fuqi e embargos së BE-së në dhjetor të vitit të kaluar.
Në tetor 2023, muaji i fundit me të dhëna të plota në analizën e CREA, Turqia ishte blerësi i tretë më i madh i karburanteve fosile ruse me 15% të të gjitha importeve nga Rusia.
Përveç Turqisë, India është shfaqur gjithashtu si një blerës i madh i naftës ruse këtë vit – kryesisht të naftës së papërpunuar, dhe gjithashtu ka kursyer në faturën e importit të naftës së papërpunuar për shkak të zbritjeve me të cilat tregtohet nafta e papërpunuar ruse. Midis janarit dhe shtatorit, India kurseu rreth 2.7 miliardë dollarë duke importuar naftë ruse me zbritje, sipas llogaritjeve të Reuters bazuar në të dhënat e qeverisë indiane. Kina dhe India kanë importuar më shumë naftë nga Rusia sesa Turqia, por Ankaraja ka kursyer më shumë se ato falë afërsisë së Turqisë me portet ruse.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Drejtuesit e makinave Tesla më të prirur ndaj aksidenteve - Nga nëntori 2022 deri nëntorin e kaluar 24 aksidente për 1 mijë shoferë
Drejtuesit e Tesla-s janë përfshirë në më shumë aksidente trafiku në SHBA këtë vit sesa drejtuesit e çdo marke tjetër automjeti, sipas një studimi të ri nga......

Hoteli me temperatura nga -5 në -8 gradë - Klientët flenë në shtrate prej akulli
Në Suedi ndodhet hoteli i parë prej akulli në botë. Me dhomat në një temperaturë deri në minus 8 gradë, vendi tërheq në këtë periudhë turistë nga e gjithë......

Qyteti spanjoll me zonat më të gjelbra në Europë - Victoria, 50 metra katrorë sipërfaqe e gjelbër për banor
Qyteti me më shumë gjelbërim në Europë ndodhet në veri të Spanjës. Viktoria ofron 50 metra katrorë zonë të gjelbëruar për banor. Qyteti bask është shpallur......

OpenAI, një ekip do vlerësojë rreziqet 'katastrofike' të IA - Vendimi një muaj pas shkarkimit dhe më pas rikthimit në detyrë të CEO
Një ekip monitoruesish për të vlerësuar rreziqet katastrofike të Inteligjencës Artificiale. OpenAI ka marrë vendimin me arsyetimin se studimi shkencor aktual......

70% e popullsisë me karta bankare në 2023 - Banka e Shqipërisë: pagesat për frymë u rritën në 20, nga 17 një vit më parë
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, përfshirja financiare e popullatës madhore është rritur me ritme të kënaqshme, duke arritur në pothuajse 70%......

Kaosi në Detin e Kuq - Rrezikohen rritje çmimesh të mallrave për ekonominë globale
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit po jep pasoja nga më të ndryshme. Ndërkohë sulmet e militatëve Houthi ndaj anijeve me mallra në Detin e Kuq rrezikojnë të......

5 vendet ku Shqipërisë nuk i kanë rënë eksportet - Ndikimi i euros dhe çmimeve, Greqia e Kosova vijojnë të mbajnë ritmet
Zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve kanë impaktuar ndjeshëm eksportet shqiptare këtë vit. Me pjesën më të madhe të partnerëve, ka rënie. Përjashtim bëjnë......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 93.5 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë në raport me ditën e djeshme. Sipas......