OpenAI, një ekip do vlerësojë rreziqet 'katastrofike' të IA - Vendimi një muaj pas shkarkimit dhe më pas rikthimit në detyrë të CEO

Një ekip monitoruesish për të vlerësuar rreziqet katastrofike të Inteligjencës Artificiale. OpenAI ka marrë vendimin me arsyetimin se studimi shkencor aktual për këtë temë është shumë më poshtë se sa duhet dhe se ky boshllëk duhet mbushur
OpenAI i beson një ekipi nxjerrjen e udhëzimeve për të vlerësuar ‘risqet katastrofike’ të inteligjencës artificiale në modelet aktualisht në zhvillim. Njoftimi vjen një muaj pasi bordi i kompanisë shkarkoi CEO Sam Altman, më pas e ripunësoi atë pasi punonjësit dhe investitorët u revoltuan.
Në një deklaratë për mediat shpjegohet se studimi shkencor mbi rreziqet katastrofike që lindin nga inteligjenca artificiale është shumë më poshtë se sa duhet, kështu që udhëzimet ndihmojnë për të mbushur këtë boshllëk. Sipas mediave amerikane, anëtarët e bordit të drejtorëve të kompanisë kishin kritikuar Altman për favorizimin e zhvillimit të përshpejtuar të OpenAI.
Ekipi i monitorimit dhe vlerësimit do të fokusohet në modelet në zhvillim dhe do të caktojë një nivel rreziku, nga ‘i ulët’ në ‘kritik’, në katër kategori kryesore. Mund të përdoren vetëm modelet me një rezultat rreziku ‘mesatar’ ose më të ulët. Kategoria e parë ka të bëjë me sigurinë kibernetike dhe aftësinë e modelit për të kryer sulme kibernetike në shkallë të gjerë. E dyta mat prirjen e softuerit për të kontribuar në krijimin e një përzierjeje kimike, një virusi ose një arme bërthamore.
Kategoria e tretë ka të bëjë me fuqinë bindëse të modelit, pra shkallën në të cilën ai mund të ndikojë në sjelljen njerëzore. Kategoria e fundit e rrezikut ka të bëjë me autonominë e mundshme të modelit, veçanërisht nëse ai mund t'i shpëtojë kontrollit të programuesve që e krijuan atë.
Pasi të identifikohen rreziqet, ato do t'i dorëzohen Grupit Këshillues të Sigurisë të OpenAI, organi që do t'i bëjë rekomandime Altman ose një personi të caktuar prej tij. Menaxheri i OpenAI do të vendosë më pas për çdo ndryshim që duhet të bëjë në një model për të zvogëluar rreziqet e lidhura. Bordi i drejtorëve do të informohet dhe mund të anulojë një vendim të mundshëm.
Dorina Kurtaj / SCAN

70% e popullsisë me karta bankare në 2023 - Banka e Shqipërisë: pagesat për frymë u rritën në 20, nga 17 një vit më parë
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, përfshirja financiare e popullatës madhore është rritur me ritme të kënaqshme, duke arritur në pothuajse 70%......

Kaosi në Detin e Kuq - Rrezikohen rritje çmimesh të mallrave për ekonominë globale
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit po jep pasoja nga më të ndryshme. Ndërkohë sulmet e militatëve Houthi ndaj anijeve me mallra në Detin e Kuq rrezikojnë të......

5 vendet ku Shqipërisë nuk i kanë rënë eksportet - Ndikimi i euros dhe çmimeve, Greqia e Kosova vijojnë të mbajnë ritmet
Zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve kanë impaktuar ndjeshëm eksportet shqiptare këtë vit. Me pjesën më të madhe të partnerëve, ka rënie. Përjashtim bëjnë......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 93.5 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë në raport me ditën e djeshme. Sipas......

Qeveritë e BE-së arrijnë marrëveshje për rregulla më të buta fiskale!
Ministrat e financave të Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën për reformën më të fundit të rregullave fiskale dy dekadash të bllokut, duke lejuar më......

Regjistrimet e papunësisë në SHBA tregojnë qëndrueshmëri për ekonominë më të madhe në botë
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Shtetet e Bashkuara u zgjerua me 4.9% në tre muajt e fundit deri në shtator tremujor pas tremujor. Të dhënat e fundit janë......

Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshje financiare me Zvicrën pas Brexit!
Firmat financiare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë në gjendje t'u shërbejnë klientëve zviceranë duke përdorur rregullat e brendshme, sipas një......

Analistët e tregjeve, optimistë për 2024 - “Ekonomia do të shmangë recesionin, e konfirmon tregu i banesave”
Asnjë ekonomist apo investitor nuk ka “globin e kristaltë” për të parë të ardhmen. Pra, kur bëhet fjalë për të bërë parashikime për vitin në vijim, shumë prej......