Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2023, 11:21

5 vendet ku Shqipërisë nuk i kanë rënë eksportet - Ndikimi i euros dhe çmimeve, Greqia e Kosova vijojnë të mbajnë ritmet  

Nga SCAN TV

Zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve kanë impaktuar ndjeshëm eksportet shqiptare këtë vit. Me pjesën më të madhe të partnerëve, ka rënie. Përjashtim bëjnë vetëm 5 prej tyre

Zhvlerësimi i euros dhe rëniae çmimeve ka ndikuar ndjeshëm në uljen e eksporteve shqiptare.

Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT rezulton se në periudhën janar-nëntor 2023, eksportet e mallrave arritën vlerën e 403 miliardë lekëve, duke njohur rënie me 9.8 % krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë 10 partnerë të rëndësishëm nga 15 të tillë .

Në listën e partnerëve të rëndësishëm me të cilët Shqipëria ka njohur rënie të ndjeshme të eksporteve janë Italia, Gjermania dhe Spanja.

Ndërkohë, janë 5 vende me të cilat eksportet kanë vijuar të kenë rritje.

Kështu, Shqipëria ka eksportuar në Greqi këtë vit 3.2 miliardë lekë mallra më shumë. Me Mbretërinë e Bashkuar 4.2 miliardë lekë më shumë, me Kosovën 3.1 miliardë lekë më shumë dhe me Zvicrën 1.7 miliardë lekë mallra më shumë.

Këtë vit, edhe eksportet me Ukrainën kanë njohgur rritje, ku shifrat dëshmojnë 500 milionë lekë më shumë eksporte se e njëjta periudhë e një viti më parë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat