Ari vijon të tregtohet pranë 2,050 USD - Tregjet presin PBB dhe shpenzimet konsumatore në SHBA

Ari po tregtohet i qëndrueshëm, pranë 2,050 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat ekonomike të SHBA për qartësi të mëtejshme mbi lëvizjen e ardhshme monetare të Rezervës Federale.
Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 2,035 dollarë për onz, ndërsa kontrata “futures” po tregtohet në rreth 2,050 dollarë për onz. Nëse të dhënat në SHBA do të përforcojnë pikëpamjen se Rezerva Federale do të fillojë së shpejti të ulë normat e interesit, atëherë ari do të fitojë terren. Normat më të ulëta të interesit ulin koston oportune të mbajtjes së metalit të çmuar, i cili nuk jep interes.
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare amerikane po qëndron në nivelin më të ulët në 5 muajt e fundit, ndërsa indeksi i dollarit amerikan po shfaqet i qëndrueshëm. Të dhënat e publikuara të mërkurën treguan se shitjet e shtëpive ekzistuese në SHBA u rritën papritur në nëntor, ndërsa besimi i konsumatorëve u rrit më shumë se sa pritej në dhjetor, mes optimizmit për tregun e punës.
Investitorët tani po presin të dhënat e rishikuara mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë në SHBA dhe të dhënat javore për aplikimin e asistencës së papunësisë, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Ndërsa të premten do të publikohet indeksi i shpenzimeve të konsumit personal.
Tashmë, tregjet po vlerësojnë një shans prej 80%, që Rezerva Federale të ulë normat e interesit në takimin e marsit. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 24.2 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 955 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Bitcoin rikuperon humbjet - Optimizmi mbi ETF-të e ringjit pranë 44,000 USD
Bitcoin po tregtohet pranë 44,000 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, por fitimet janë kufizuar nga rënie e tregjeve globale të aksioneve gjatë 24-orëve të......

Tregjet globale ndalin rritjen - Investitorët tërheqin fitimet e nëntë sesioneve të fundit
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke ndjekur tendencën e tregjeve globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me......

Inflacioni, AI dhe Elon Musk: Historitë e biznesit që dominuan vitin 2023!
Ngjarjet botërore kanë ndikuar në mënyrë drastike në biznesin europian, peizazhet ekonomike dhe të tregut gjatë vitit të kaluar, nga inflacioni i shfrenuar......

Panelet diellore, 2 milionë euro fondi për 2024 - Si do të funksionojë skema e subvencionimit për qytetarët?
Në tre-mujorin e parë të vitit që vjen, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hap aplikimet për fazën e dytë të programit të subvencionimit të......

Konsumi i mallrave të akcizës prek “majat” - 11-mujori/ Rriten zhdoganimet për karburantet, birrën, kafenë dhe cigaret
Importi i mallrave të akcizës në vendin tonë është rritur ndjeshëm përgjatë këtij viti, ku ndikimin kryesor e ka pasur sezoni turistik i cili ishte përtej......

Turizmi "përjeton" momentin më të mirë historik - Gjatë 11-mujorit, rreth 9.5 milionë të huaj vizituan vendin
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, tregojnë së më shumë të huaj hynë sesa dolën në territorin e Shqipërisë gjatë muajit Nëntor të......

Asetet e korrupsionit, konfiskimet edhe pa dënime - Ndiq paranë, Strategji e re në 2024. Shtohen afatet e ngrirjes së pasurive, marrëveshje e re me CEPOL
Përqasja e organeve ligjzbatuese me pasuritë e krimit e veccanërisht korrupsionit do shënojë ndryshime thelbësore nga viti 2024. Një seri ndryshimesh në......

Merr fund emergjenca e furnizimit me energji - Vendimi i qeverisë është në fuqi deri në 31 dhjetor. Ja çfarë ndryshon
Data 31 dhjetor shënon fundin e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, të shpallur nga qeveria në 22 tetor të vitit 2021. Ndër të......