Turizmi "përjeton" momentin më të mirë historik - Gjatë 11-mujorit, rreth 9.5 milionë të huaj vizituan vendin
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, tregojnë së më shumë të huaj hynë sesa dolën në territorin e Shqipërisë gjatë muajit Nëntor të këtij viti. Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse do të flasim për daljet të dhënat tregojnë se përgjatë të njejtin muaj më shumë shqiptarë dolën nga vendi sesa erdhën. Më konkretisht, referuar të dhënave zyrtare, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Nëntor të vitit 2023, janë rreth 1.1 milion. Ky tregues rezulton me një rritje 35.9%, krahasuar me Nëntorin e vitit 2022.
Kjo situatë është favorizuar dhe nga rritja turistike këtij viti duke na lënë të kuptojmë se sezoni ka vazhduar edhe në vjeshtë, konfirmuar kjo edhe nga shifrat mbi strukturat akomoduese. Konkretisht hyrjet e shtetasve shqiptarë për këtë periudhë arrijnë vlerën 552 mijë ndërkohë që numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 547 mijë. Sipas llogaritjeve konstatojmë se rritjet respektive të hyrjeve janë 22.6% dhe 52.7%, krahasuar me muajin Nëntor të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave, përgjatë njëmbëdhjetëmujorit të këtij viti, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 9.5 milion. Ky tregues është rritur me 33.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Krahas hyrjeve “Scan Intel” ka analizuar edhe të dhënat e daljeve qoftë për shtetasit shqiptarë dhe ato të huaj. Përkatësisht daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor të vitit aktual janë 554 mijë, ndërsa daljet e të huajve janë 519 mijë. Ashtu si hyrjet edhe daljet kanë ndryshuar në të njëjtin drejtim, duke marrë pamjen e një trajektoreje rritëse. Kjo rritje përllogaritet në 19.8% dhe 38.6% respektivisht.
Ndërkohë në një analizë më të zgjeruar, konkludojmë se në Nëntor të këtij viti, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 525,182 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore, përkatësisht me 14,100 dhe 3,577 shtetas.
Hyrjet e shtetasve të huaj kanë qëllime të ndryshme, qëllime këto që lidhen me dëshirën për pushime, qëllime personale, profesionale etj. Arsyeja kryesore për të huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë renditet ajo personale me numrin më të lartë të hyrjeve, por rritjen më të lartë e kanë patur hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale me 62%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Asetet e korrupsionit, konfiskimet edhe pa dënime - Ndiq paranë, Strategji e re në 2024. Shtohen afatet e ngrirjes së pasurive, marrëveshje e re me CEPOL
Përqasja e organeve ligjzbatuese me pasuritë e krimit e veccanërisht korrupsionit do shënojë ndryshime thelbësore nga viti 2024. Një seri ndryshimesh në......

Merr fund emergjenca e furnizimit me energji - Vendimi i qeverisë është në fuqi deri në 31 dhjetor. Ja çfarë ndryshon
Data 31 dhjetor shënon fundin e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, të shpallur nga qeveria në 22 tetor të vitit 2021. Ndër të......

Perimet, ullinjtë dhe vreshtat, fonde deri 843 euro/ha - Ndryshon ligji për bujqësinë organike, synohet rritje e sipërfaqeve të kultivuara
Vetëm 1 % e sipërfaqes bujqësore në Shqipëri është me prodhim organik, apo e thënë ndryshe 1 mijë hektarë tokë në total, ndërkohë që potencialet dhe kërkesa......

Ulen borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 78.89 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie gjatë 10-mujorit të këtij viti, duke shënuar përmirësim të......

Nuk ndryshon norma bazë e interesit - Sejko bën “bilancin” e vitit 2023: Vijuam normalizimin e qëndrimit të politikës monetare
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 3.25%. Në daljen e fundit për kët vit, guvernatori Gent......

Pagesat në kohë reale, projekti më i ri i bankingut modern - Brumbulli: Banka e Shqipërisë do të përshtasë modelin italian
Edhe pagesat elektronike me kartë apo online kanë problemin e vet. Paratë nga blerësi tek shitësi nuk kalojnë në kohë reale. Ky është një shqetësim i cili......

Pagesat me sistemin AIPS kursejnë 22 Mln Euro - Mbi 200 mijë transaksione në total, u transferuan më shumë se 3.2 miliardë euro
Sistemi i pagesave brenda vendit në euro po rezulton një prej zhvillimeve më të rëndësishme të tregut financiar në vitet e fundit. Vetëm gjatë këtij viti,......

Beteja për mineralet e rralla është e vështirë - Problemet në Australi e SHBA dhe përparësia e Kinës
Një strukturë e re e prodhimit të magneteve të mineraleve të rralla po planifikohet në qytetin estonez Narva në kufi me Rusinë. Prodhimi pritet të nisë në......