Beteja për mineralet e rralla është e vështirë - Problemet në Australi e SHBA dhe përparësia e Kinës

Një strukturë e re e prodhimit të magneteve të mineraleve të rralla po planifikohet në qytetin estonez Narva në kufi me Rusinë. Prodhimi pritet të nisë në vitin 2025, dhe do të ketë magnetët më të fuqishëm për automjetet elektrike dhe turbinat me erë si dhe do të jetë një nga objektet më të mëdha të këtij lloji jashtë Azisë.
Domosdoshmëria për të shkëputur zinxhirin global të furnizimit dhe bashkë me të edhe ekonominë globale nga monopoli i Kinës mbi mineralet e rralla po rezulton jashtëzakonisht e vështirë, e shtrenjtë, por edhe kërkon kohë. Përpjekjet e kompanive të të gjitha kombësive për të minuar dhe përpunuar minerale të rralla hasin në pengesat më të pamundura.
Ka përpjekje për nxjerrjen e mineraleve të rralla në Vietnam dhe SHBA. Një kompani kanadeze minoi minerale të rralla në Georgia, SHBA, por iu desh ta transportonte mineralin në Utah për ta ndarë atë nga uraniumi radioaktiv.
Siç thekson Wall Street Journal në raportin e saj për këtë temë, krahas të gjitha këtyre pengesave po rezulton të jetë veçanërisht e vështirë të formohet zinxhiri alternativ i furnizimit: në SHBA dhe Australi ka minerale të rralla, por ato nuk mund t'i përpunojnë ato në një sasi të madhe. Ndërkohë, Malajzia përpunon xehe, por nuk prodhon magnete për mineralë të rrallë që bën Japonia, e cila megjithatë nuk ka miniera.
Sipas ekspertëve zgjidhja më e mundshme është ndërtimi i këtij zinxhiri furnizimi, nga vende mike. Por ata shtojnë se për fat të keq ‘kinezët janë shumë përpara’. Kompanitë perëndimore mund të mbështeten në një numër shumë të vogël të industrive të prodhimit të magneteve dhe shpesh kanë vështirësi të bindin financuesit e tyre se ato janë të qëndrueshme.
Sa i përket kompanisë kanadeze që dërgoi mineralin në Utah për të nxjerrë mineralet e rralla nga uraniumi radioaktiv, pas shumë aventurash ajo përfundoi duke blerë një industri të vogël britanike magnetike për mineralë të rrallë që i dha mundësinë për të prodhuar magnet për herë të parë në botën perëndimore.
Në gusht kompania u zgjerua me një fabrikë të re të prodhimit të magneteve në qytetin estonez të Narva, në kufi me Rusinë. Bashkimi Europian ka ofruar rreth 20 milionë euro për njësinë në fjalë dhe Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, deklaroi se e ardhmja e BE-së lind në Narva.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Smogu, Shkupi një qytet i pajetueshëm - Maqedonia e Veriut, me nivele alarmante të ndotjes së ajrit
Niveli i shikueshmërisë është i ulët në Shkup pasi smogu i dendur mbulon kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, që vazhdon të vlerësohet si një nga qytetet më të......

Transformimi i ujërave të ndotur në të pijshëm - Kalifornia miraton rregulloren për nisjen e procesit
Në një moment historik për krijimin e një burimi të ri të madh të ujit të pijshëm, Kalifornia ka miratuar standardet e saj të para për transformimin e ujërave......

“Rikthimi i trurit” në Itali - Risitë për ata që vendosin të kthehen në vendlindje
Lehtësimi nga taksat për punëtorët që kthehen në Itali nga jashtë me fëmijë, rritet nga 50% në 60%. Kjo parashikohet nga dekreti legjislativ për tatimet......

Gjermania blen 50 miliardë euro gaz nga Norvegjia - 10 miliardë metër kub çdo vit, duke filluar nga 1 janari 2024
Gjermania siguroi 1/3 e nevojave të saj për gaz natyror përmes marrëveshjes së nënshkruar nga kompania gjermane e energjisë ‘Sefe’ me kompaninë e gazit natyror......

BE, rregulla të reja për tregtimin e mjaltit - Një listë me udhëzime për të dalluar mjaltin e falsifikuar
Parlamenti Europian miratoi Direktivën e Mjaltit, që synon të parandalojë shitjen e mjaltit me sheqer të shtuar në tregun e BE-së. Direktiva u miratua pasi u......

Çmimet e produkteve bujqësore në BE, më të lira - Rënia reflektoi kontraste të forta midis produkteve individuale
Çmimet në sektorin e bujqësisë në BE-së si për prodhimet ashtu edhe për inputet që nuk lidhen me investimet ranë në tremujorin e tretë të 2023, duke konfirmuar......

Forcohen sërish valutat kryesore!
Dollari amerikan është blerë sot me 94 lekë dhe është shitur me 95 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Shqipëria bën të detyrueshëm regjistrimin e dronëve. Jo me fluturime pa leje, pa rezervim dhe pa certifikatë aftësie
https://www.youtube.com/watch?v=0tHl44FcqwU Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar......