Shqipëria bën të detyrueshëm regjistrimin e dronëve. Jo me fluturime pa leje, pa rezervim dhe pa certifikatë aftësie

https://www.youtube.com/watch?v=0tHl44FcqwU
Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar një dron nuk do të mjaftojë vetëm pasja e pajisjes teknologjike por do të duhet edhe një certifikatë aftesie, një numër identifikimi dhe madje edhe një orar i rezervuar për fluturimin.
Kjo u bë e ditur nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Ethemaj në ‘Insider’ në SCAN. Kjo iniciativë për regjistrimin dhe kontrollimin e përdorimit të dronëve merret për të shmangur dëmet që mund të shkaktojë në popullatë përdorimi i pakontrolluar i tyre.
“Vitin tjetër do fillojë regjistrimi i dronëve, vendosja e kodit unik të dronit, vendosja e ‘flyer id’ të dronit. Për të fluturuar një dron duhen plotësuar disa kushte ku operatori i dronit duhet të ketë një lloj aftësie. Që të marrësh një licencë për të operuar një dron duhet të kalosh në një kurs dhe test të shkurtër. Do të bëjmë një platformë vizuale ku çdo operator droni duhet të rezervojë fluturimin” deklaroi Ethemaj.
Më tej, ai bëri me dije dhe lejet për fluturimin e dronëve do të jenë të kufizuara dhe në varësi të vendit do të përcaktohen edhe filtrat që duhet të kalojë personi. Për të filmuar në një zonë të populluar, si p.sh sheshi Skënderbej, kriteret do të jenë edhe më të shumta sesa në një zonë pa popullsi.
SCAN
Sondazh

Ekskluzive/ Shqipëria përzgjidhet nga NATO për certifikimin e avionëve të saj!
https://www.youtube.com/watch?v=54zDqFnIS_c Shqipëria ka arritur të fitojë të drejtën që të certifikojë avionët e NATO-s. I ftuar në emisionin ‘Insider’ me......

Kur do të ketë Shqipëria një linjë direkte fluturimesh me SHBA?
https://www.youtube.com/watch?v=URQHPITNYtY Shqipëria po avancon me negociatat për të krijuar një linjë direkte fluturimesh me Shtetet e Bashkuara të......

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj në ‘Insider’: Rekordi 7 milion i pasagjerëve, Masterplan i Ri për aeroportin e Rinasit
https://www.youtube.com/watch?v=URQHPITNYtY Rekordi 7 milionësh i pasagjerëve që ka arritur këtë vit aeroporti i Rinasit mund të sjellë një rishikim të......

Miratohet vendimi/ Shpërndahen 1 miliardë lekë për detyrimet e prapambetura si paga të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për akordimin e fondeve shtesë në zërin e shpenzimeve korrente, në masën 1 miliardë lekë në buxhetin e miratuar......

Macron i Francës përballet me çarje në qeverinë e tij lidhur me ligjin e emigracionit!
Presidenti francez Emmanuel Macron u përball me çarje brenda aleancës së tij qeverisëse të mërkurën pasi parlamenti miratoi një projekt-ligj të ashpër të......

Bankat globale nuk shohin recesion ndërsa kompanitë amerikane janë më të kujdesshme!
Duke shkuar në vitin 2024, analistët thonë se recesioni i SHBA-së që ata kishin parashikuar për dy vjet nuk po vjen më. Të gjithë të tjerët, nga kompanitë te......

Çfarë i kushtojnë sulmet e Detit të Kuq tregtisë globale?!
Kostot më të larta të transportit dhe koha më e gjatë e dorëzimit sjellin një rrezik të ri për inflacionin global. Deti i Kuq është vendimtar për transportimin......

Konsumatorët gjermanë janë optimistë për vitin 2024, por shqetësimet gjeopolitike peshojnë ende!
Konsumatorët gjermanë duket se besojnë se gëzimi festiv mund të vazhdojë deri në janar, duke qenë pak më optimistë me afrimin e vitit të ri. Megjithatë, nëse......