Shqipëria Postuar më 20 Dhjetor 2023, 21:04

Kur do të ketë Shqipëria një linjë direkte fluturimesh me SHBA?

Nga SCAN TV
Kur do të ketë Shqipëria një linjë direkte fluturimesh

https://www.youtube.com/watch?v=URQHPITNYtY

Shqipëria po avancon me negociatat për të krijuar një linjë direkte fluturimesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj bëri me dije në emisionin ‘Insider’ në SCAN se në muajin mars të vitit të ardhshëm do të zhvillojë një takim me Autoritetin e aviacionit civil amerikan për këtë qëllim.

“Është një projekt në vazhdim por duhet që infrastruktura e Aeroportit të Rinasit dhe Vlorës të akomodojë avionë të mëdhenj. Unë si drejtor jam në kontakt me Autoritetin e aviacionit civil amerikan. Jemi në kontakt për certifikimin dhe përmirësimin e infrastrukturës pasi për të akomoduar avionë të mëdhenj duhet që pista të ketë një fortësi të caktuar” tha Ethemaj.

Po ashtu, ai bëri më dije se vitin e ardhshëm do të ketë një shtim të ndjeshëm, jo vetëm të numrit të fluturimeve, por edhe të destinacioneve. Pritshmëritë janë konkurrenca mes kompanive low cost, Wizz Air dhe RyanAir të sjellë një ulje edhe më të ndjeshme të çmimit të biletave të fluturimeve ajrore.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat