Rikthehet optimizmi në tregun e kriptomonedhave - BlackRock, Nasdaq dhe SEC takohet për të diskutuar ETF-të

Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 43,000 dollarë ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2,230 dollarë. Tregu vijon të karakterizohet nga optimizmi se rregullatorët në Shtetet e Bashkuara do të miratojnë në fillim të janarit fondet e para të tregtuar në shkëmbim në bitcoin (ETF).
Përfaqësuesit e BlackRock, Nasdaq dhe Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve u takuan për herë të dytë brenda një muaji, për të diskutuar ndryshimet e rregullave që janë të nevojshme për të listuar fondin e tregtuar në shkëmbim të bitcoin, sipas një memorandumi të publikuar. “Diskutimi kishte të bënte me ndryshimin e rregullit të propozuar nga NASDAQ Stock Market LLC për të listuar dhe tregtuar aksionet e iShares Bitcoin Trust sipas”, thuhet në memorandumin e publikuar për mediat.
Rregulli 5711(d) i Nasdaq përcakton kritere specifike dhe udhëzime rregullatore për listimin dhe tregtimin e aksioneve në Nasdaq, dhe duke detajuar kërkesat për listimin fillestar dhe të vazhdueshëm, së bashku me masat e mbikëqyrjes dhe pajtueshmërisë, për të siguruar integritetin dhe mbrojtjen e tregut, ndaj aktiviteteve mashtruese.
Kreu i kompanisë MicroStrategy, Michael Saylor, deklaroi në një intervistë për Bloomberg se miratimi i ETF-ve në bitcoin mund të jetë zhvillimi më i madh në Wall Street në 30 vitet e fundit, që mund të sjellë një rritje të konsiderueshme të kriptomonedhës në vitin 2024, për shkak të rritjes së kërkesës dhe ofertës së kufizuar. Në lidhje me të ardhmen, një sërë katalizatorësh dhe të dhënat historike mund të sugjerojnë se bitcoin (BTC) mund të rritet deri në 160,000 dollarë në vitin e ardhshëm.
Kërkesa në rritje pas miratimit të fondeve ETF, përgjysmimi që pritet të ndodhë në prill dhe rritja e tregjeve të aksioneve si rezultat i uljes së interesave, mund të nxisin çmimet e bitcoin në të paktën 50,000 dollarë në afatshkurtër dhe në mbi 150,000 dollarë deri në fund të 2024.
SCAN
Sondazh

Vendimet e Qeverisë / Balla: Miratohen dietat e 2023-shit për të gjithë punonjësit e Policisë, zjarrfikësit pagë shtesë 1-2 rroga
Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se çdo punonjës i Policisë së Shtetit do të paguhet me rreth 118 000 lekë të reja për......

Paundi, monedha me performancën më të dobët - Ndikohet nga ngadalësimi i inflacionit në Britani në 3.9% për nëntorin
Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa paundi ka rënë ndjeshëm për shkak se inflacioni në Britani për nëntorin preku nivelin më......

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin naftën - SHBA ngre “task force” në Detin e Kuq, Houthi paralajëron për sulme
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet prej 1% të së martës, për shkak të shqetësimeve për çrregullimin e tregtisë globale......

Ari tregtohet pranë 2,050 USD - Mbështetet nga perspektiva për uljen e interesave në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje të lehtë po e gjen nga perspektiva për uljen e normave të interesit nga Rezerva......

Inflacioni në Britani mbështet bursat - Ngadalësohet në 3.9% në nëntor, nga 4.6% në tetor
Bursat europiane po karakterizohen nga qendrueshmëria edhe në sesionin e sotëm, por bie në sy rritja e bursës së Londrës për shkak se inflacioni në Mbretërinë......

Jepen kreditë e para me interes zero për 300 familje - Rama: Mbështesim Forcat e Armatosura, mjekët dhe policinë
300 familje të reja në radhët e mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit kanë përfituar kredi të favorshme për shtëpi, me zero interes. Ky......

Pronat, procesi i pezulluar deri në muajin janar - Kushtetuesja shtyn vendimin përfundimtar mbi padinë e Komunitetit Mysliman
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin për pezullimin e procesit të kompensimit të pronave të paktën edhe një muaj tjetër. Vendimi......

“Shkurtohen” 1 mijë punonjës në dy javë - Eksportuesit: Qeveria të marrë masa, po humbim tregjet europiane
Fuqizimi i lekut po vijon të sjellë pasoja të rënda për eksportuesit të reflektuara në fuqinë, punëtore, ku vetëm në 20 ditët e fundit janë mbyllur 1 mijë......