Europa Postuar më 20 Dhjetor 2023, 16:32

Inflacioni në Britani mbështet bursat - Ngadalësohet në 3.9% në nëntor, nga 4.6% në tetor

Nga SCAN TV
Inflacioni në Britani mbështet bursat - Ngadalësohet në 3.9%

Bursat europiane po karakterizohen nga qendrueshmëria edhe në sesionin e sotëm, por bie në sy rritja e bursës së Londrës për shkak se inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar rezultoi më poshtë se parashikimet e tregjeve.

Indeksi pan-Europian po qëndron në rritje me 0.2%, ndërsa sektori i telekomunikacioneve kryeson fitimet, në rritje me 1%. Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u ngadalësua në 3.9%, gjatë nëntorit, nga 4.6% që ishte në tetor. Në këtë mënyrë, inflacioni preku nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2021 dhe rezultoi poshtë parashikimeve të analistëve prej 4.4%.

Ndërkohë, inflacioni bazë, që përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve, energjisë, alkoolit dhe duhanit, rezultoi në një rritje vjetore prej 5.1%, kundrejt parashikimeve të analistëve për një shifër prej 5.6%.

Ky raport ka shtuar shanset që Banka e Anglisë të ulë normat e interesit gjatë vitit të ardhshëm. Javën e kaluar, Banka e Anglisë e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 5.25% dhe paralajmëroi se politika monetare “ka të ngjarë të jetë kufizuese për një periudhë të gjatë”.

Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit u rritën të mërkurën, me aksionet në Japoni që zgjeruan fitimet e së martës, pasi banka qendrore e mbajti të pandryshuar politikën e saj monetare ultra-lehtësuese. Megjithatë, është karakteristike që kjo periudhë e vitit të karakterizohet nga një volum i ulët i shkëmbimeve tregtare, për shkak se investitorët bëjnë bilancet e tyre dhe përgatiten për vitin e ardhshëm.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat