Nëntori e festat shtuan paratë në qarkullim jashtë bankave - 30 milionë euro më shumë se tetori. Rikthehen flukset rekord të pikut të sezonit turistik
Pas një rënie të lehtë në tetor, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar i është rikthyer ritmeve të larta të rritjes gjatë nëntorit, duke ju afruar vlerave rekord të shënuara gjatë pikut të sezonit turistik. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, nga 405,5 miliardë lekë në tetor, totali i parave në qarkullim rezultoi 408,6 në fund të nëndorit, me një rritje prej më shumë se 3 miliardë lekësh apo afërisht 30 milionë eurosh. Vlerat e nëntorit ju afruan ndjeshëm niveleve rekord të regjistruara gjatë muajve korrik-gusht, kur totali i parave jashtë kanaleve zyrtare ishte mbi 410 miliardë lekë.
Rritja e parave në Qarkullim vjen në një moment kur ka shënuar rënie për të dytin muaj radhazi treguesi tjetër i rëndësishëm, ai i mjeteve valutore neto, i cili kishte shënuar gjithashtu vlera rekord në verë, për shkak të eurobondit prej 600 milionë eurosh të emetuar nga Qeveria në qershor të këtij viti. Nga shtatori, kur totali i mjeteve valuote arriti në vlerën 587,2 miliardë lekë, treguesi ra në përkatësisht 573,5 miliardë lekë dhe 541,9 miliardë në tetor dhe nëntor.
Ndërkaq, vlerat e parave jashtë bankave janë shumë më të larta krahasuar me vitet e mëparshëm. Në janarin e vitit 2022, totali i parave që qarkullonin jashtë bankave ishte pak më shumë se 376 miliardë lekë, thuajse 25 miliardë lekë, apo rreth 340 milionë euro më pak nga sa qarkullojnë aktualisht. Ky tregues ka ardhur në rritje përgjatë gjithë vitit të shkuar për të kulmuar në fund të tij në mbi 400 miliardë lekë.
Në raport me paranë gjithsej, jashtë sistemit bankar qarkullonte në fund të dhjetorit të vitit 2019, 23.6% e totalit. Paraja jashtë bankave ka pasur tendencë rritëse të vazhdueshme duke pasqyruar edhe nivelin e lartë të informalitetit të ekonomisë shqiptare.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

2024, Zyrë për Rikuperimin e Pasurive në Policinë e Shtetit - Zgjerohet BKH sipas kërkesave të partnerëve, 3 njësi të reja për krimin e korrupsionin
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do t’i nënshtrohen një zgjerimi të fortë duke nisur nga 2024, si për sa i përket burimeve njerëzore, ashtu dhe kapaciteteve......

Çmimet në Shqipëri kapërcejnë “kufirin” e BE-së - Në muajin Nëntor inflacioni sipas Eurostat arriti në 4.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave', në muajin Nëntor të vitit......

Kredi pa interes për 300 punonjës - Mete: Programi i mbështetjes do të vijojë, synohet zgjerim i përfituesve!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, mori pjesë në ceremoninë e akordimit të kredive të buta për strehim për kategoritë e punonjësve të Policisë......

DPSHTRR: 69 493 mjete të regjistruara për herë të parë në janar-nëntor / Cilat janë vendet nga importojmë?
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat e fundit mbi automjetet që janë regjistruar për herë të parë në vendin tonë për periudhën......

Fillojnë punimet për linjën 400 kV me RMV - Balluku: Shton kapacitetet tona transmetuese
Ministrja e Infrastrukturws dhe Energjisw, Belinda Balluku, ka njoftuar sot nisjen e punimeve pwr ndërtimin e linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë......

Udhëtimet për pushime shënojnë rekord në Europë - Pavarësisht paralajmërimeve për sigurinë, njerëzit zgjedhin të largohen
Udhëtimet brenda Europës në sezonin e festave po i tejkalojnë nivelet e vitit 2022, pavarësisht paralajmërimeve të sigurisë nga autoritetet në mbarë Europën......

Serbia prodhon çdo vit 50 milionë litra raki - Rreth 20 milionë litra janë për përdorim personal
Në Serbi prodhohen rreth 50 milionë litra raki në vit. Prej tyre, 30 milionë litra prodhohen nga distileri të regjistruara në Ministrinë e Bujqësisë,......

“Ekonomia e Kosovës, më e fortë” - Kryeministri Albin Kurti: Gjatë vitit 2023 u mbështetën 218 biznese
Ekonomia e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e fortë se tani. Deklarata u bë nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë konferencës vjetore “Strategjia për......