Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin naftën - SHBA ngre “task force” në Detin e Kuq, Houthi paralajëron për sulme

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet prej 1% të së martës, për shkak të shqetësimeve për çrregullimin e tregtisë globale dhe tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të grupit militant Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi. Të martën, Uashingtoni ngriti një “task force” për të mbrojtur tregtinë në Detin e Kuq, pasi sulmet e militantëve në Jemen që mbështeten nga Irani, detyruan kompanitë e mëdha të transportit detar të ndryshojnë rrugën, duke shtuar frikën e ndërprerjeve të vazhdueshme në tregtinë globale. Por, grupi Houthi paralajmëroi se do të sfidojë mision detar të udhëhequr nga SHBA dhe do të vazhdojnë të sulmojë anijet në Detin e Kuq, në mbështetje të lëvizjes së Hamasit në Gaza.
Rreth 15% e trafikut botëror të anijeve kalon në Detin e Kuq dhe përmes Kanalit të Suezit. Megjithatë, ndikimi në furnizimin me naftë ka qenë i kufizuar deri më tani, thanë analistët, pasi pjesa më e madhe e naftës bruto të Lindjes së Mesme eksportohet nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit.
Ndër zhvillimet e tjera, SHBA bleu 2.1 milionë fuçi naftë bruto, e cila do të dorëzohet në shkurt, njoftoi të martën Departamenti amerikan i Energjisë, duke i çuar blerjet totale në rreth 11 milionë fuçi.
Administrata amerikane vazhdon të rimbushë Rezervat Strategjike të Naftës, pas shitjes më të madhe në histori vitin e kaluar. Ndërkohë, sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto u rritën javën e kaluar, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rënie të tyre. Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
SCAN
Sondazh

Ari tregtohet pranë 2,050 USD - Mbështetet nga perspektiva për uljen e interesave në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje të lehtë po e gjen nga perspektiva për uljen e normave të interesit nga Rezerva......

Inflacioni në Britani mbështet bursat - Ngadalësohet në 3.9% në nëntor, nga 4.6% në tetor
Bursat europiane po karakterizohen nga qendrueshmëria edhe në sesionin e sotëm, por bie në sy rritja e bursës së Londrës për shkak se inflacioni në Mbretërinë......

Jepen kreditë e para me interes zero për 300 familje - Rama: Mbështesim Forcat e Armatosura, mjekët dhe policinë
300 familje të reja në radhët e mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit kanë përfituar kredi të favorshme për shtëpi, me zero interes. Ky......

Pronat, procesi i pezulluar deri në muajin janar - Kushtetuesja shtyn vendimin përfundimtar mbi padinë e Komunitetit Mysliman
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin për pezullimin e procesit të kompensimit të pronave të paktën edhe një muaj tjetër. Vendimi......

“Shkurtohen” 1 mijë punonjës në dy javë - Eksportuesit: Qeveria të marrë masa, po humbim tregjet europiane
Fuqizimi i lekut po vijon të sjellë pasoja të rënda për eksportuesit të reflektuara në fuqinë, punëtore, ku vetëm në 20 ditët e fundit janë mbyllur 1 mijë......

Nëntori e festat shtuan paratë në qarkullim jashtë bankave - 30 milionë euro më shumë se tetori. Rikthehen flukset rekord të pikut të sezonit turistik
Pas një rënie të lehtë në tetor, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar i është rikthyer ritmeve të larta të rritjes gjatë nëntorit, duke ju afruar vlerave......

2024, Zyrë për Rikuperimin e Pasurive në Policinë e Shtetit - Zgjerohet BKH sipas kërkesave të partnerëve, 3 njësi të reja për krimin e korrupsionin
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do t’i nënshtrohen një zgjerimi të fortë duke nisur nga 2024, si për sa i përket burimeve njerëzore, ashtu dhe kapaciteteve......

Çmimet në Shqipëri kapërcejnë “kufirin” e BE-së - Në muajin Nëntor inflacioni sipas Eurostat arriti në 4.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave', në muajin Nëntor të vitit......