Bota Postuar më 20 Dhjetor 2023, 17:33

Ari tregtohet pranë 2,050 USD - Mbështetet nga perspektiva për uljen e interesave në SHBA

Nga SCAN TV
Ari tregtohet pranë 2,050 USD - Mbështetet nga perspektiva për

Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje të lehtë po e gjen nga perspektiva për uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale vitin e ardhshëm. Gjithashtu, investitorët po presin të dhënat e rishikuara mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen të premten.

Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 2,040 dollarë për onz, ndërsa kontrata “futures” po tregtohet në rreth 2,050 dollarë për onz. Javën e kaluar, Rezerva Federale sinjalizoi se cikli i politikës monetare shtrënguese ishte drejt fundit dhe sugjeroi të paktën 3 ulje të interesave, gjatë vitit 2024.

Presidenti i Rezervës Federale të Atlantas, Raphael Bostic tha të martën se nuk ka asnjë urgjencë për të ulur normat e interesit, duke pasur parasysh fuqinë e ekonomisë amerikane. Sot, tregjet po vlerësojnë rreth 75% shanse për një ulje të normës së interesit nga FED në takimin e muajit mars.

Normat e ulëta të interesit në SHBA ushtrojnë presion mbi dollarin dhe yield-et e obligacioneve. Investitorët po presin edhe raportin e Indeksit të Shpenzimeve të Konsumit Personal për nëntorin, që është një masë e preferuar nga Rezerva Federale për të vlerësuar ecurinë e inflacionit, dhe që publikohet të premten.

Sipas analistëve, ecuria e ngadalësimit të inflacionit do të jetë një faktor vendimtar në vendimet e Rezervës Federale për të ulur interesat vitin e ardhshëm. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 24.3 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 955 dollarë për onz.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat