Paundi, monedha me performancën më të dobët - Ndikohet nga ngadalësimi i inflacionit në Britani në 3.9% për nëntorin

Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa paundi ka rënë ndjeshëm për shkak se inflacioni në Britani për nëntorin preku nivelin më të ulët në dy vitet e fundit. Ky raport bëri që investitorët të vendosin baste se Banka e Anglisë do të fillojë të ulë normat e interesit në vitin 2024.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 102.4, duke u tërhequr lehtë nga niveli më i ulët në 4 muajt e fundit, që ishte një ditë më parë. Tashmë investitorët po presin të dhënat mbi inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që publikohen të premten.
Në ditët e fundit, zyrtarët e Rezervës Federale kanë kundërshtuar idenë e uljes së shpejtë të normave të interesit vitin e ardhshëm, pasi takimi i javës së kaluar bëri që tregjet të parashikojnë 3 ulje në vitin 2024, duke shkaktuar një rritje në tregjet financiare.
Ndërkohë, euro është dobësuar lehtë dhe po këmbehet me rreth 1.0950 dollarë. Politikëbërësi i Bankës Qendrore Evropiane, Joachim Nagel deklaroi në një intervistë të botuar të mërkurën se normat e interesit në Eurozonë duhet të mbeten të larta, ndërsa tregtarët që vendosin baste për uljen e kostove të huamarrjes duhet të jenë të kujdesshëm.
Në anën tjetër, jeni japonez është forcuar përballë dollarit amerikan, një ditë pasi Banka e Anglisë e mbajti të pandryshuar politikën monetare ultra-lehtësuese dhe sinjalizoi se do të presë të tjera të dhëna ekonomike, përpara se të ndërmarrë rritjen e mundshme të interesave. Sipas Reuters, qeveria japoneze synon të reduktojë buxhetin e vitit të ardhshëm fiskal, për herë të parë në 12 vitet e fundit.
SCAN
Sondazh

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin naftën - SHBA ngre “task force” në Detin e Kuq, Houthi paralajëron për sulme
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet prej 1% të së martës, për shkak të shqetësimeve për çrregullimin e tregtisë globale......

Ari tregtohet pranë 2,050 USD - Mbështetet nga perspektiva për uljen e interesave në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje të lehtë po e gjen nga perspektiva për uljen e normave të interesit nga Rezerva......

Inflacioni në Britani mbështet bursat - Ngadalësohet në 3.9% në nëntor, nga 4.6% në tetor
Bursat europiane po karakterizohen nga qendrueshmëria edhe në sesionin e sotëm, por bie në sy rritja e bursës së Londrës për shkak se inflacioni në Mbretërinë......

Jepen kreditë e para me interes zero për 300 familje - Rama: Mbështesim Forcat e Armatosura, mjekët dhe policinë
300 familje të reja në radhët e mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit kanë përfituar kredi të favorshme për shtëpi, me zero interes. Ky......

Pronat, procesi i pezulluar deri në muajin janar - Kushtetuesja shtyn vendimin përfundimtar mbi padinë e Komunitetit Mysliman
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin për pezullimin e procesit të kompensimit të pronave të paktën edhe një muaj tjetër. Vendimi......

“Shkurtohen” 1 mijë punonjës në dy javë - Eksportuesit: Qeveria të marrë masa, po humbim tregjet europiane
Fuqizimi i lekut po vijon të sjellë pasoja të rënda për eksportuesit të reflektuara në fuqinë, punëtore, ku vetëm në 20 ditët e fundit janë mbyllur 1 mijë......

Nëntori e festat shtuan paratë në qarkullim jashtë bankave - 30 milionë euro më shumë se tetori. Rikthehen flukset rekord të pikut të sezonit turistik
Pas një rënie të lehtë në tetor, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar i është rikthyer ritmeve të larta të rritjes gjatë nëntorit, duke ju afruar vlerave......

2024, Zyrë për Rikuperimin e Pasurive në Policinë e Shtetit - Zgjerohet BKH sipas kërkesave të partnerëve, 3 njësi të reja për krimin e korrupsionin
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do t’i nënshtrohen një zgjerimi të fortë duke nisur nga 2024, si për sa i përket burimeve njerëzore, ashtu dhe kapaciteteve......