Vendimet e Qeverisë / Balla: Miratohen dietat e 2023-shit për të gjithë punonjësit e Policisë, zjarrfikësit pagë shtesë 1-2 rroga

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se çdo punonjës i Policisë së Shtetit do të paguhet me rreth 118 000 lekë të reja për të përballuar koston e dietave të cilët nuk ishin paguar deri më tani për vitin 2023. Ndërkohë, po ashtu qeveria do t’i paguajë një rrogë shtesë shpërblim të gjithë zjarrfikësve, ndërsa dy rroga shpërblim atyre zjarrfikësve të cilët ndihmuan në përballjen me zjarret në Greqi.
“Qeveria shqiptare sapo ka miratuar vendimin për të shlyer një detyrim prej shumë kohësh ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, që lidhet me pagesën e ushqimit për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, përgjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrës së tij”, tha Balla.
“Bëhet fjalë për gjatë orarit të punës dhe po ashtu për gjatë gjithë kohës, kur bëhet fjalë në angazhimin e punonjësve të policisë së shtetit, në misione, operacione, apo dhe në përballimin e situatave të emergjencave civile. Këtu dua të sqaroj se në rastin e 22 ditë pune në muaj, apo 264 ditë në vit, çdo punonjës i Policisë së Shetit do marri pagesë për një vakt ushqimor. Shkon 22 ditë pune, në 12 muaj, 264 pagesa, shumëzuar 450 lekë, për vitin 2023 çdo punonjës do të marri 118 000 lekë të reja, që ishte detyrimi për vitin 2023. Është shpërblimi më i madh që mund të ketë marrë ndonjëherë një punonjës i Policisë së Shtetit”, shtoi Balla.
“Dhe gjithashtu dua t’ju informoj se në rastet e angazhimit në operacione, pagesa ndryshon, është më e lartë se kjo. Lajmi i mirë tjetër që dua të ndaj me ju, është mirënjohja që qeveria u jep të gjithë zjarrfikësve, në të gjithë territorin. Sapo miratuam një shpërblim për punonjësit zjarrfikës, të angazhuar të një situate të vështirë të kaluar gjatë kësaj vere, i falënderoj në emër të qeverisë dhe kryeministrit”, vijoi Balla.
“Dhe qeveria do t’i transferojë menjëherë të gjitha bashkive të vendit fondin në mënyrë që para natës së vitit të ri të gjithë punonjësit zjarrfikës të marrin shpërblimin e një page mujore. Këtu dua të nënvizoi se të gjithë zjarrfikësit shqiptarë të angazhuar në misionin për ti ardhur në ndihmë shtetit dhe popullit grekë gjatë përballjes me zjarret, për ta shpërblimi do të jetë 2 paga mujore”, nënvizoi Balla.
SCAN
Sondazh

Paundi, monedha me performancën më të dobët - Ndikohet nga ngadalësimi i inflacionit në Britani në 3.9% për nëntorin
Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa paundi ka rënë ndjeshëm për shkak se inflacioni në Britani për nëntorin preku nivelin më......

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin naftën - SHBA ngre “task force” në Detin e Kuq, Houthi paralajëron për sulme
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet prej 1% të së martës, për shkak të shqetësimeve për çrregullimin e tregtisë globale......

Ari tregtohet pranë 2,050 USD - Mbështetet nga perspektiva për uljen e interesave në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje të lehtë po e gjen nga perspektiva për uljen e normave të interesit nga Rezerva......

Inflacioni në Britani mbështet bursat - Ngadalësohet në 3.9% në nëntor, nga 4.6% në tetor
Bursat europiane po karakterizohen nga qendrueshmëria edhe në sesionin e sotëm, por bie në sy rritja e bursës së Londrës për shkak se inflacioni në Mbretërinë......

Jepen kreditë e para me interes zero për 300 familje - Rama: Mbështesim Forcat e Armatosura, mjekët dhe policinë
300 familje të reja në radhët e mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit kanë përfituar kredi të favorshme për shtëpi, me zero interes. Ky......

Pronat, procesi i pezulluar deri në muajin janar - Kushtetuesja shtyn vendimin përfundimtar mbi padinë e Komunitetit Mysliman
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin për pezullimin e procesit të kompensimit të pronave të paktën edhe një muaj tjetër. Vendimi......

“Shkurtohen” 1 mijë punonjës në dy javë - Eksportuesit: Qeveria të marrë masa, po humbim tregjet europiane
Fuqizimi i lekut po vijon të sjellë pasoja të rënda për eksportuesit të reflektuara në fuqinë, punëtore, ku vetëm në 20 ditët e fundit janë mbyllur 1 mijë......

Nëntori e festat shtuan paratë në qarkullim jashtë bankave - 30 milionë euro më shumë se tetori. Rikthehen flukset rekord të pikut të sezonit turistik
Pas një rënie të lehtë në tetor, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar i është rikthyer ritmeve të larta të rritjes gjatë nëntorit, duke ju afruar vlerave......