Ekskluzive/ Shqipëria përzgjidhet nga NATO për certifikimin e avionëve të saj!

https://www.youtube.com/watch?v=54zDqFnIS_c
Shqipëria ka arritur të fitojë të drejtën që të certifikojë avionët e NATO-s. I ftuar në emisionin ‘Insider’ me gazetarin Angelo Haruni, Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj e cilësoi si një sukses të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Autoritetit të Aviacionit Civil shqiptar që vendi ynë është përzgjedhur që të ndihmojë NATO-n në certifikimin e avionëve të saj. Brenda 1 viti, vendi ynë do të marrë certifikatën për këtë shërbim.
“Ne ishin në Bruksel, në NATO ku ishte mbledhja e komitetit të aviacionit. Për shkak të luftës në Ukrainë, pajisjet e fluturuese të NATO-s janë shumë të angazhuara. Në aviacion ka një ligj civil dhe ushtarak që avioni duhet të jetë i sigurtë si pajisje, që do të thotë se pas çdo misioni apo fluturimi avioni futet në kontroll.
Duke qenë se ka shumë aktivitetet,NATO ka nevojë për mbështetje nga shtetet anëtare për të certifikuar avionët e saj që janë luftarakë dhe transporti. Një sukses i përbashkët i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Aviacionit Civil ishte që Shqipëria u përzgjodh pas një kriteri selektiv nga NATO.
Përkundrejt standarteve që plotëson Shqipëria në Organizatën Botërore të Aviacionit Civil, Shqipëria u përzgjodh si shtet që të ndihmojë NATO-n në certifikimin e avioneve të saj. Në nëntor të vitit tjetër, kemi auditin e parë nga NATO dhe brenda 1 viti në marrin certifikimin që ne jemi të autorizuar dhe njihemi nga NATO” deklaroi Ethemaj në SCAN.
Sondazh

Kur do të ketë Shqipëria një linjë direkte fluturimesh me SHBA?
https://www.youtube.com/watch?v=URQHPITNYtY Shqipëria po avancon me negociatat për të krijuar një linjë direkte fluturimesh me Shtetet e Bashkuara të......

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj në ‘Insider’: Rekordi 7 milion i pasagjerëve, Masterplan i Ri për aeroportin e Rinasit
https://www.youtube.com/watch?v=URQHPITNYtY Rekordi 7 milionësh i pasagjerëve që ka arritur këtë vit aeroporti i Rinasit mund të sjellë një rishikim të......

Miratohet vendimi/ Shpërndahen 1 miliardë lekë për detyrimet e prapambetura si paga të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për akordimin e fondeve shtesë në zërin e shpenzimeve korrente, në masën 1 miliardë lekë në buxhetin e miratuar......

Macron i Francës përballet me çarje në qeverinë e tij lidhur me ligjin e emigracionit!
Presidenti francez Emmanuel Macron u përball me çarje brenda aleancës së tij qeverisëse të mërkurën pasi parlamenti miratoi një projekt-ligj të ashpër të......

Bankat globale nuk shohin recesion ndërsa kompanitë amerikane janë më të kujdesshme!
Duke shkuar në vitin 2024, analistët thonë se recesioni i SHBA-së që ata kishin parashikuar për dy vjet nuk po vjen më. Të gjithë të tjerët, nga kompanitë te......

Çfarë i kushtojnë sulmet e Detit të Kuq tregtisë globale?!
Kostot më të larta të transportit dhe koha më e gjatë e dorëzimit sjellin një rrezik të ri për inflacionin global. Deti i Kuq është vendimtar për transportimin......

Konsumatorët gjermanë janë optimistë për vitin 2024, por shqetësimet gjeopolitike peshojnë ende!
Konsumatorët gjermanë duket se besojnë se gëzimi festiv mund të vazhdojë deri në janar, duke qenë pak më optimistë me afrimin e vitit të ri. Megjithatë, nëse......

Rikthehet optimizmi në tregun e kriptomonedhave - BlackRock, Nasdaq dhe SEC takohet për të diskutuar ETF-të
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, me bitcoin që është ngjitur sërish në mbi 43,000 dollarë ndërsa ethereum po tregtohet në......