Bota Postuar më 21 Dhjetor 2023, 12:53

Transformimi i ujërave të ndotur në të pijshëm - Kalifornia miraton rregulloren për nisjen e procesit

Nga SCAN TV
Transformimi i ujërave të ndotur në të pijshëm -

Në një moment historik për krijimin e një burimi të ri të madh të ujit të pijshëm, Kalifornia ka miratuar standardet e saj të para për transformimin e ujërave të ndotur, në të pijshëm që do të përodret në shtëpi dhe biznese.

Bordi Shtetëror i Kontrollit të Burimeve Ujore, në një votim unanim, përshkroi për herë të parë se si furnizuesit e ujit mund të trajtojnë ujin e ricikluar dhe ta dërgojnë atë direkt në çezma. Uji i ricikluar aktualisht përzihet në akuiferë, ose përdoret për ujitje dhe qëllime të tjera jo të pijshme.

Rregullat e reja, të cilat kanë qenë më shumë se një dekadë në përgatitje dhe janë mandatuar nga një ligj shtetëror, përshkruajnë një sërë kërkesash që synojnë të sigurojnë që mikrobet dhe kimikatet të pastrohen nga ujërat e zeza të trajtuara.

Procesi është shumë më i gjerë dhe kompleks, duke kërkuar hapa të shumëfishtë trajtimi të mbikëqyrur nga 63 faqe rregullash të detajuara. Rregullat e reja kërkojnë gjithashtu monitorim të gjerë për të siguruar që trajtimi po funksionon.

Ujërat e ndotur do të flluskohen me ozon, do të përtypen nga bakteret, do të filtrohen përmes karbonit të aktivizuar, do të shtyhen me presione të larta përmes membranave të osmozës së kundërt disa herë, do të pastrohen me një oksidues si peroksidi i hidrogjenit dhe do të rrezatohen me dritë UV ( ultravjollcë) me intensitet të lartë. Mineralet e vlefshme, si kalciumi do të rikthehen. Dhe më pas, më në fund, ujërat e zeza do t'i nënshtrohen trajtimit të rregullt që i nënshtrohet aktualisht i gjithë uji i pijshëm.

Kalifornia do të ndjekë Koloradon, e cila tashmë ka rregullore dhe Teksasin, ku u ndërtua fabrika e parë e ripërdorimit të pijshëm të vendit një dekadë më parë. Rregullat janë në zhvillim edhe në Florida dhe Arizona. Rregulloret duhet t'i nënshtrohen një rishikimi përfundimtar përpara se të zbatohen, ndoshta verën, ose vjeshtën e ardhshme.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Dhjetor

Forcohen sërish valutat kryesore!

Dollari amerikan është blerë sot me 94 lekë dhe është shitur me 95 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat