Gjermania blen 50 miliardë euro gaz nga Norvegjia - 10 miliardë metër kub çdo vit, duke filluar nga 1 janari 2024

Gjermania siguroi 1/3 e nevojave të saj për gaz natyror përmes marrëveshjes së nënshkruar nga kompania gjermane e energjisë ‘Sefe’ me kompaninë e gazit natyror ‘Equinor’ të Norvegjisë. Kjo është një marrëveshje për furnizimin me gaz natyror me vlerë 50 miliardë euro dhe është një hap i madh për ekonominë kryesore europiane në procesin e zëvendësimit të gazit rus.
Siç theksohet në njoftimin e përbashkët të dy kompanive, marrëveshja parashikon furnizimin me 10 miliardë metër kub gaz natyror në vit, duke filluar nga 1 janari 2024 dhe për një dekadë, duke lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së tij edhe për pesë vite të tjera me furnizim prej 20 miliardë metër kub.
‘Equinor theksoi se 10 miliardë metër kub gaz që do të jetë në dispozicion të ekonomisë më të madhe europiane përfaqëson 12.5% të 80 miliardë metra kub gaz që ajo kontrollon dhe promovon në treg. Gjysma e kësaj vjen nga kompania shtetërore norvegjeze e gazit. “Equinor”, theksoi se kjo është një nga kontratat më të mëdha që kompania norvegjeze ka nënshkruar ndonjëherë.
Norvegjia ka qenë furnizuesi më i rëndësishëm i Gjermanisë me gaz natyror që kur Rusia ndërpreu flukset e karburantit në gusht 2022. Aktualisht vendi nordik përbën rreth 40% deri në 50% të importeve të gazit natyror të Gjermanisë.
Nga pikëpamja energjetike, megjithatë, BE është në një pozicion shumë më të sigurt se sa ishte dimri i kaluar, pasi çmimet e energjisë kanë rënë, vendet anëtare kanë siguruar furnizues alternativë dhe kryesisht kanë hequr dorë nga gazi rus dhe mbi të gjitha, magazinat e tyre janë plot.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BE, rregulla të reja për tregtimin e mjaltit - Një listë me udhëzime për të dalluar mjaltin e falsifikuar
Parlamenti Europian miratoi Direktivën e Mjaltit, që synon të parandalojë shitjen e mjaltit me sheqer të shtuar në tregun e BE-së. Direktiva u miratua pasi u......

Çmimet e produkteve bujqësore në BE, më të lira - Rënia reflektoi kontraste të forta midis produkteve individuale
Çmimet në sektorin e bujqësisë në BE-së si për prodhimet ashtu edhe për inputet që nuk lidhen me investimet ranë në tremujorin e tretë të 2023, duke konfirmuar......

Forcohen sërish valutat kryesore!
Dollari amerikan është blerë sot me 94 lekë dhe është shitur me 95 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Shqipëria bën të detyrueshëm regjistrimin e dronëve. Jo me fluturime pa leje, pa rezervim dhe pa certifikatë aftësie
https://www.youtube.com/watch?v=0tHl44FcqwU Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar......

Ekskluzive/ Shqipëria përzgjidhet nga NATO për certifikimin e avionëve të saj!
https://www.youtube.com/watch?v=54zDqFnIS_c Shqipëria ka arritur të fitojë të drejtën që të certifikojë avionët e NATO-s. I ftuar në emisionin ‘Insider’ me......

Kur do të ketë Shqipëria një linjë direkte fluturimesh me SHBA?
https://www.youtube.com/watch?v=URQHPITNYtY Shqipëria po avancon me negociatat për të krijuar një linjë direkte fluturimesh me Shtetet e Bashkuara të......

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj në ‘Insider’: Rekordi 7 milion i pasagjerëve, Masterplan i Ri për aeroportin e Rinasit
https://www.youtube.com/watch?v=URQHPITNYtY Rekordi 7 milionësh i pasagjerëve që ka arritur këtë vit aeroporti i Rinasit mund të sjellë një rishikim të......

Miratohet vendimi/ Shpërndahen 1 miliardë lekë për detyrimet e prapambetura si paga të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për akordimin e fondeve shtesë në zërin e shpenzimeve korrente, në masën 1 miliardë lekë në buxhetin e miratuar......