Rajoni Postuar më 21 Dhjetor 2023, 12:30

Smogu, Shkupi një qytet i pajetueshëm - Maqedonia e Veriut, me nivele alarmante të ndotjes së ajrit

Nga SCAN TV
Smogu, Shkupi një qytet i pajetueshëm - Maqedonia e Veriut, me nivele

Niveli i shikueshmërisë është i ulët në Shkup pasi smogu i dendur mbulon kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, që vazhdon të vlerësohet si një nga qytetet më të ndotura në botë.

Cilësia e ajrit në qytet ishte jashtëzakonisht e dobët të mërkurën, sipas vlerësimit të Agjencisë Europiane të Mjedisit.

Banorët shprehen se kjo situatë do marrë shumë jetë me të moshuarit që kanë vështirësi në frymëmarrje për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit.

Mjekët theksojnë sfidat që paraqet çështja, veçanërisht për njerëzit me kushte paraekzistuese si astma dhe fibroza cistike.

Një nga faktorët që kontribuojnë në ajrin e ndotur në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan është sistemi energjetik, ku qymyri ende siguron 40% të energjisë së vendit sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Planet për të lënë qymyrin u vonuan në vitin 2021 kur Europa u përball me një krizë energjetike për shkak të luftës në Ukrainë dhe Shkupit iu desh të rihapte termocentralin me qymyr Oslomej për të reduktuar importet e energjisë elektrike.

Dorina Kurtaj / SCAN

Shqipëria 21 Dhjetor

Forcohen sërish valutat kryesore!

Dollari amerikan është blerë sot me 94 lekë dhe është shitur me 95 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......