Merr fund emergjenca e furnizimit me energji - Vendimi i qeverisë është në fuqi deri në 31 dhjetor. Ja çfarë ndryshon

Data 31 dhjetor shënon fundin e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, të shpallur nga qeveria në 22 tetor të vitit 2021.
Ndër të tjera, vendimi solli pezullimin e planit të investimeve nga kompanitë publike, përveç investimeve të domosdoshme, teksa u argumentua nga qeveria me krizën globale të energjisë dhe çmimet e rritur në bursa. Kjo do të thotë se me përfundimin e emergjencës kompanitë do iu kthehen investimeve, sipas planeve të miratuar.
Një tjetër ndryshim lidhet me procedurat e shit – blerjes së energjisë elektrike, që me përfundimin e emergencës do t’i rikthehen Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo, pasi sipas një vendimi të dytë të qeverisë, në funksion të përballimit të situatës, e drejta për realizimin e këtyre procedurave iu kalua Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
Sipas vendimit KESH, duhej të kryente veprime shitjeje energjie dhe depozitimi/shkëmbimi vetëm pasi plotëson të gjitha nevojat e furnizimit të Furnizuesit të Shërbimit Universal”.
Që pas miratimit të vendimit fillestar në vitin 2021, qerveria ka shtyrë disa herë gjendjen e emergjencës, teksa vendimi i fundit e linte në fuqi deri në datën 31 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë që, deri më tani nuk është mirataur një vendim i ri për shtyrjen e saj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Perimet, ullinjtë dhe vreshtat, fonde deri 843 euro/ha - Ndryshon ligji për bujqësinë organike, synohet rritje e sipërfaqeve të kultivuara
Vetëm 1 % e sipërfaqes bujqësore në Shqipëri është me prodhim organik, apo e thënë ndryshe 1 mijë hektarë tokë në total, ndërkohë që potencialet dhe kërkesa......

Ulen borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 78.89 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie gjatë 10-mujorit të këtij viti, duke shënuar përmirësim të......

Nuk ndryshon norma bazë e interesit - Sejko bën “bilancin” e vitit 2023: Vijuam normalizimin e qëndrimit të politikës monetare
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 3.25%. Në daljen e fundit për kët vit, guvernatori Gent......

Pagesat në kohë reale, projekti më i ri i bankingut modern - Brumbulli: Banka e Shqipërisë do të përshtasë modelin italian
Edhe pagesat elektronike me kartë apo online kanë problemin e vet. Paratë nga blerësi tek shitësi nuk kalojnë në kohë reale. Ky është një shqetësim i cili......

Pagesat me sistemin AIPS kursejnë 22 Mln Euro - Mbi 200 mijë transaksione në total, u transferuan më shumë se 3.2 miliardë euro
Sistemi i pagesave brenda vendit në euro po rezulton një prej zhvillimeve më të rëndësishme të tregut financiar në vitet e fundit. Vetëm gjatë këtij viti,......

Beteja për mineralet e rralla është e vështirë - Problemet në Australi e SHBA dhe përparësia e Kinës
Një strukturë e re e prodhimit të magneteve të mineraleve të rralla po planifikohet në qytetin estonez Narva në kufi me Rusinë. Prodhimi pritet të nisë në......

Smogu, Shkupi një qytet i pajetueshëm - Maqedonia e Veriut, me nivele alarmante të ndotjes së ajrit
Niveli i shikueshmërisë është i ulët në Shkup pasi smogu i dendur mbulon kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, që vazhdon të vlerësohet si një nga qytetet më të......

Transformimi i ujërave të ndotur në të pijshëm - Kalifornia miraton rregulloren për nisjen e procesit
Në një moment historik për krijimin e një burimi të ri të madh të ujit të pijshëm, Kalifornia ka miratuar standardet e saj të para për transformimin e ujërave......